• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Zbardhet takimi mes ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi. Përmes një mesazhi, ambasada amerikane ka treguar detaje nga takimi mes dy zyrtareve, ku në fokus ishin disa çështje.

Ambasadorja Kim u përqendrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt.

foto galeri foto galeri foto galeri

Yuri Kim dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët.