Nga Ylli Dylegjeri

Spërkatja fillon nga Kryebubuzheli

Moj bubrrec moj bubrrec
Ti gjithë ditën rri tuj ec
Mbledh e mbledh e grumbullo
A thu vallë për mu puno?

Në fëmijni nuk e kishim të qartë për kë punonin buburrecat! Edhe teksi i këngës më sipërme na e forconte këtë mosbesim. Ishte fjala për insektet brumbuj që mblidhnin thërrimet që i bënim Ne nga ushqimi ditor…Por ushqimin ama e dinim mirë se kush e prodhonte e kush e pagonte. Ishin prindërit, puntorë e nëpunës të administrates ato që prodhonin të mirat materiale e jo buburrecat!
Por nuk qënka e thënë…Dijet e fëmijnisë sërisht vihen në pikpyetje edhe kur rritesh në trup sa Edi Rama apo kur rritesh në detyrë prap sa Ai.
U deshën të kalonin dekada, të rriteshim e të bëheshim sa Edi Rama e sërisht të dëgjonim:
“Administrata ime plot me buburreca”.
Kështu i etiketoi i Pari i Administrates nëpunësat e shtetit!
Duke ndjekur këtë logjikë, i bie që këtë përcaktim na
e bëri vetë kryebubuzheli i Qeverisë, Edi Rama.
Turp! 100 herë turp! Po për kë punon Administrata Shqiptare zoti Kryeminister?
Kur Ti vete i cilëson nëpunësit e Tu buburreca. Çfarë kërkon ti etiketojë më shumë Opozita?
Edhe pse kanë kaluar 6 vite që e qeveris Shqipërinë, Ti vazhdon që për çfarëdolloj gjëje që ndodh me shtetin shqiptarë, të përjashtosh veten nga përgjegjësia!
“Rri në këmbë dhe i shoh “buburrecat” poshtë tavolinës, që gërryejnë – thua Ti sërisht!
Ateherë stë mbetet tjetër vetëm të blesh spry insekticide e të fillosh nga spërkatja.
Por…si kryebubuzhel duhet tja fillosh nga vetja.