Nga Ylli Dylgjeri

Ky Mazniku, ky kokërr fiku!

Ja çthotë Mazniku:

“Fusha ma pagoi hotelin meqenëse së bashku fituam një çmim”, kjo është përgjigja e përmbledhur që jep nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, lidhur me skandalin e pagesës së biletës së hotelit në Barcelonë, plot 1816 euro.

Meqë “Fusha shpk” dhe Bashkia e Tiranës paskëshin fituar një çmim në Barcelonë, i bie
që sipas “logjikës” së Maznikut, kjo pagesë është e përligjur, edhe pse ligji e ndalon!!!

Ose,
Të thërrasi gjykatësja Eni Çobani çiftin X
në studio, dhe të bëhet ky dialog:

Burri: Dua te ndahem nga gruaja. Kam prova
që më tradhëton.
Gruaja: Nuk është e vërtetë!
Burri: Si moj?! Po kam faturën e hotelit me
5 yje, ku ke fjetur me një biznesmen.
Gruaja: E ça pastaj? Nuk harxhova asnjë lek nga buxheti i shtëpisë. I pagoi Ai të gjitha…