Nga Ylli Manjani

Miza nën kësulë…

Me aktor apo me personazhe realë, nuk është ky thebi!

Nëse vërtetë një aktor ka luajtur një rol, aq më keq për qeverinë, se e bën atë budallaqe përveç se të ligë!

Fakti është që droga është bisnes qeveritar; Agroni shkoi në burg; Fatmiri ende bën ligjin dhe drejtësinë; Edwini bën telallin e sundimit të krimit.

Prokuroria është thjesht instrument i qeverisë, për aq kohë sa nuk merret me thelbin, pra me trafikun e drogës dhe me krimin.

Jetojmë në Republikën e dhunës së të fortëve dhe të idiotëve që i ha miza për çdo fjalë që dëgjojnë.

Kush guxon të denoncojë shpallet armik dhe arrestohet! Arësyeja e arrestimit është se i aktivizon “mizën nën kësulë” qeverisë.

Degjenerim…