Arda Turan është shndërruar në lajmin kryesor të medieve turke dhe jo për lojën e tij në fushën e blertë.

Sipas gazetave vendase, ish- futbollisti i Atlético Madrid dhe i Barcelonës, ka qenë duke u argëtuar në një klub, pa shoqërinë e gruas së tij, e cila është tetë muajshe shtatzënë dhe është bërë pjesë e një sherri. Referuar informacioneve të publikuara, lojtari ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi. Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin.

Ky i fundit, në nerva e sipër e ka goditur në fytyrë Berkay, i cili është dërguar menjëherë në spital për t’i nënshtruar një operacioni në hundë.