Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun 313.

Mësohet se është vetëvarur i paraburgosuri Bilbil Hasani, 43 vjeç.

Dyshohet se viktima është vetëvarur me çarçaf në banjon e qelisë ku po qëndronte prej javësh. Trupi i pajetë është evidentuar nga gardianët rojë, disa orë pasi 43 vjeçari ishte vetëvarur.

Burimet e para bëjnë me dije se 43 vjeçari me origjinë nga Kukësi dhe me banim në Kamëz është arrestuar në vitin 2019 për veprën penale ‘Vjedhje’.

Ende nuk dihen detaje mbi arsyet që e shtynë Bilbil Hasanin, të vrasë veten në qeli.