Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Pogradecit.

Bazuar në informacionet e para ka dyshime se janë mbytur nënë e bijë në rezervuarin e Alarupit.

Vajza e vogël 10 vjeçe ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por kjo përpjekje ka rezultuar fatale edhe për të dhe vajzën e saj të mitur.