Një shqiptar nga Kosova, ka qëlluar për vdekje gruan e tij pas një konflikti.

32-vjeçari shqiptar që jetonte në Vienë e ka goditur bashkëshorten e tij me një shkop druri.

Rreth orës 14:00, shqiptari ka shkuar në polici dhe ka rrëfyer gjithçka.

Gruaja është gjetur e pajetë në apartamentin ku jetonte çifti, raporton policia austriake.

Shqiptari nga Kosova kishte deklaruar se e kishte goditur gruan e tij dhe se ndoshta e kishte vrarë.
Siç raportojnë mediat austriake, 32-vjeçari kishte plagë në pjesën e pasme të kokës.

Trupi i gruas është dërguar për autopsi. Bashkëshortja 32 vjeçare është femra e 18-të e vrarë këtë vit në Austri.