Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e enjte në Greqi.

Mësohet se një vajzë 14-vjeçare sulmoi me thikë të ëmën gjatë mesnatës.

Sipas mediave fqinje, bëhet me dije se policia shoqëroi vajzën 14-vjeçare për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. E mitura ishte tronditur dhe ka thënë se nuk mban mend asgjë.

Sakaq mediat shkruajnë se familja ishte e rregullt dhe jo problematike, bazuar edhe në dëshmitë e fqinjëve. Edhe pse prindërit janë të divorcuar, babai mban kontakte të vazhdueshme dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me vajzat, që qendrojnë me nënë.

Historia e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, kurse 14-vjeçarja vazhdon të insistojë se nuk i kujtohet asgjë nga veprimet e saj.