• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Prej pesë ditësh qyteti i Bulqizës dhe rrethinat e tij janë nën pushtetin e mjegullës, e cila kthehet në akull. Pamjet nga Qafa e Buallit të siguruara nga gazetari Enver Doçi dhe në qytetin e Bulqizës të japin përshtypjen e një dëbore, por që në të vërtetë është akull i krijuar si pasojë e prezencës së vazhdueshme të mjegullës. Qytetarët e Bulqizës thonë se qëndrimi jashtë në prani të mjegullës dhe të ftohtit po bëhet i papërballueshëm, pasi situata zgjat prej afro një jave.


Ndërkohë për mjekun Pneumolog Fatos Hoxha thotë se të moshuarit dhe fëmijët duhet që të shmangin qëndrimet e gjata të ekspozuara në mjegull. Sipas tij kategoritë më problematike janë ata me probleme polmunare siç është astma bronkiale.

Temperaturat e ulta, mjegulla dhe erërat e forta prej afro një jave janë prezente në qytetin e minatorëve, duke krijuar probleme të ndryshme.