Një shkollë është shembur papritur në Lagos, në Nigeri, ku dyshohet për shumë viktima, sidomos studentë në moshë të vogël. Mendohet se të paktën 10 fëmijë kanë mbetur të bllokuar poshtë rrënojave të ndërtesës e cila u rrëzua në ditë me diell, përpara dëshmitareve tmerrësisht të terrorizuar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i urgjencës dhe ambulancave.

“Mendojmë që të vegjëlit e bllokuar janë akoma gjallë.”-ka deklaruar një nga pjesëtarët e skuadrës së shpëtimit. Ndërtesa e shembur mbante një shkollë në katin e fundit. Fillimisht mediat lokale kanë folur për mundësinë që të paktën 100 fëmijë kanë përfunduar poshtë rrënojave.