Nimet Musai: LSI në Këshillin Bashkiak të Fierit përkushtim në shërbim të qytetarëve

Kryetari i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Fierit, Nimet Musai, në një intervistë të dhënë për gazetën “Integrimi”, ka folur për angazhimin e tij në LSI dhe punën e bërë nga grupi, që ai drejton në Këshillin Bashkiak të Fierit. Z. Musai ka deklaruar se LSI përfaqëson për qytetarët shqiptarë institucion e “Besëmbajtjes” përballë premtimeve dhe punën konkrete për të realizuar programin e saj qeverisës. “Ndihem shumë mirë që përfaqësoj këtë alternativë dhe kontribuoj me mjaft dëshirë dhe qytetari në këtë parti me identitet kombëtar dhe vizion evropian. Erdha dhe mbetem anëtarë Lëvizjen Socialiste për Integrim, i bindur se jo vetëm është dhe mbetet forca ku unë gjeta hapësirat, e nevojshme për të dhënë kontributin tim për një Shqipëri më të mirë. Por mbi të gjitha është forca politike që plotëson aspiratat e çdo shqiptari që kërkon dinjitet, integritet, korrektësi, qetësi e lumturime familjen e vet, në familjen e madhe evropiane. LSI di të mbaj premtimet dhe mbi të gjitha të plotësojë detyrimet e veta në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”, tha z. Musai. Kryetari i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Fierit tha se e konsideron këtë post si një privilegj, detyrë dhe përgjegjësi. “Kështu e kam parë që nga momenti që më është besuar kjo detyrë dhe kështu do të vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë. Është privilegj të drejtosh një grup kualitativ këshilltarësh, si këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Fierit. Është grupi që i ka dhënë zë, kualitet dhe fizionomi këshillit bashkiak. Unë ndihem shumë mirë kur në mbledhjet tona të grupit, por edhe në debatet që zhvillohen në këshill, këshilltarët e LSI-së kanë treguar jo vetëm aftësi në përballje, debate, ide, propozime konkrete, por mbi të gjitha e kanë përfaqësuar LSI-në denjësisht dhe me mjaft karakter qytetar”, tha ndër të tjera ai.

Përse vendosët t’i bashkoheshit Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Faleminderit për pyetjen, por unë do të përgjigjesha po me një pyetje. Përse të mos i bashkohesha Lëvizjes Socialiste për Integrim? Më kanë pyetur shumë miq, të afërm dhe bashkëqytetarë të mi, se përse e zgjodha këtë forcë dhe ofrova kontributin tim te programi i kësaj force politike. Dhe unë jam përgjigjur sepse gjeta forcën politike më të besueshme, që punon për qytetarët dhe mban fjalën e dhënë. Shqiptarët janë identifikuar si qytetarë të besëmbajtjes. Për mua Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqëson këtë institucion. Besëmbajtjen përballë premtimeve dhe punën konkrete për të realizuar programin e saj qeverisës. Ndihem shumë mirë që përfaqësoj këtë alternativë dhe kontribuoj me mjaft dëshirë dhe qytetari në këtë parti me identitet kombëtar dhe vizion evropian. Erdha dhe mbetem anëtar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, i bindur se jo vetëm është dhe mbetet forca ku unë gjeta hapësirat, e nevojshme për të dhënë kontributin tim për një Shqipëri më të mirë. Por mbi të gjitha është forca politike që plotëson aspiratat e çdo shqiptari që kërkon dinjitet, integritet, korrektësi, qetësi e lumturi me familjen e vet, në familjen e madhe evropiane. LSI di të mbaj premtimet dhe mbi të gjitha të plotësojë detyrimet e veta në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

LSI arriti një rezultat të shkëlqyer në Qarkun e Fierit në zgjedhjet vendore të 2015-s. Cila është arsyeja, sipas jush, që qytetarët besojnë gjithmonë e më shumë në LSI?

LSI nuk ka arritur rezultat spektakolar vetëm në Fier, por kudo në Shqipëri. Në Fier arritëm të fitojmë një numër të lartë këshilltarësh në këshillat bashkiakë. Jemi këshilltarë që i japim tonin dhe peshën, seriozitetin dhe identitetin këshillave bashkiakë. Nëpërmjet propozimeve, ideve dhe qëndrimeve konstruktive kemi arritur të rikthejmë, për t’u riparë nga administrata e bashkisë, mjaft projektvendime. Ashtu sikurse kemi votuar në mbledhjet tona projektvendime që kanë pasur në themel mbi të gjitha interesat e komunitetit që na ka zgjedhur. Përzgjedhja e alternativës sonë nga zgjedhësit është besim. Qytetarët kanë parë dhe gjetur te përfaqësuesit e LSI jo vetëm një portë për të trokitur dhe ku të dëgjohen, por një portë të hapur për të përcjellë shqetësimet dhe për të gjetur zgjidhjen. Ndryshe nga forca të tjera politike, që kujtohen vetëm për votat, apo punojnë për të bindur qytetarët nëpërmjet premtimeve boshe, Lëvizja Socialiste për Integrim premton dhe realizon. Sepse siç është shprehur dhe zoti Ilir Meta, për ne të LSI-së ‘PO-ja është Po dhe JO-ja është Jo!’. Ne i kemi thënë po marrjes së përgjegjësive për të përfaqësuar qytetarët, i kemi thënë po thithjes së mendimit dhe bashkëpunimit me komunitetin. I jemi gjendur përherë pranë dhe me përkushtim shqetësimit të qytetarit dhe problematikave që qytetarët hasin çdo ditë në jetën e tyre. Sa më afër dhe bashkëshoqërues të jesh me problemet dhe përditshmërinë e tij me banorin e thjeshtë, njeriun punëtor që i ka aftësitë, shkollimin, profesionin dhe dëshirën për të kontribuar për familjen e vet, aq më bindës je për qytetarin, dhe aq i kërkuar dhe i respektuar bëhesh para tij, përditë dhe përherë. Nga na tjetër, ne i kemi thënë jo qëndrimit momental, harrimit të problemeve të qytetarëve, neglizhencës në bashkëpunim dhe interesave të vogla të politikës. Lëvizja Socialiste për Integrim, e mirëdrejtuar nga lidershipi i saj, me rolin dhe me identitetin politik të pakrahasueshëm, mbështetjen ndaj shtresave në nevojë, dhe largpamësinë e lidershipit të saj, si një ndër të vetmit politikanë-bërës shqiptarë të besueshëm, është kthyer tashmë në një forcë politike, e cila rritet në mënyrë të pandalshme dhe ne do të arrijmë të maksimalizojmë rezultatin në Qarkun Fier në zgjedhjet e ardhshme të qershorit 2017.

Cilat janë pritshmëritë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier për zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Në Fier, Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të jetë forca e dytë politike për nga numri i anëtarësisë dhe simpatizantëve. Por është forca e parë politike për nga numri i lartë i anëtarësimeve dhe prurjeve të reja. Prurjet dhe anëtarësimet e reja vijnë nga të gjitha shtresat dhe zonat gjeografike. Duke pasur parasysh ato që thashë më lart, jo vetëm këto prurje, por edhe përfaqësimi dinjitoz dhe me mjaft vlera i këshilltarëve të Këshillave Bashkiakë të LSI, drejtuesve të përzgjedhur prej kësaj force në ndërmarrje të rëndësishme, e bëjnë më të besueshëm pritshmërinë për të pasur një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e ardhshme. Fieri është cilësuar si bastion i majtë. Tashmë Fieri është një bashki, ku Lëvizja Socialiste për Integrim mbështetet fort në realitet Dhe realiteti është një tregues që në zgjedhjet e pritshme, LSI do të jetë ndër forcat e para, ku idetë dhe projektet e saj mbështetëse do të jenë shans për ndryshimin real dhe aq të kërkuar të jetesës dhe mirëqenies qytetare.

 

Ju jeni kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Fierit. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Është privilegj, detyrë dhe përgjegjësi. Kështu e kam parë që nga momenti që më është besuar kjo detyrë dhe kështu do të vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë. Është privilegj të drejtosh një grup kualitativ këshilltarësh, si këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Fierit. Është grupi që i ka dhënë zë, kualitet dhe fizionomi këshillit bashkiak. Unë ndihem shumë mirë kur në mbledhjet tona të grupit, por edhe në debatet që zhvillohen në këshill, këshilltarët e LSI-së kanë treguar jo vetëm aftësi në përballje, debate, ide, propozime konkrete, por mbi të gjitha e kanë përfaqësuar LSI-në denjësisht dhe me mjaft karakter qytetar. Jemi parë gjatë diskutimeve si këshilltarë, që nuk futen në rresht. Kjo na ka shtuar besimin se qëndrimet tona, debatet, kundërshtitë dhe aprovimet nëpërmjet votës janë në përputhje me atë se për çfarë jemi zgjedhur nga populli. Ne, pjesëmarrjen në mazhorancë nuk e kemi konsideruar si një rreshtim numrash, por si një bashkim për të prodhuar ide dhe forcë, si një përfaqësim i denjë i elektoratit të majtë. Si përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ne kemi punuar që të veprojmë sipas parimit vlerësues të LSI-së, të ndryshojmë fillimisht mentalitetin politik, që mbillet gjatë mbledhjeve të këshillit dhe më pas, nëpërmjet vullnetit, propozimeve dhe votës tonë, të ndryshojmë jetesën e qytetarëve tanë. Ata kanë pritur dhe presin jashtëzakonisht nga këshilltarët e LSI, që më kontributin e tyre të ndikojnë në jetesën dhe mirëqenien e tyre.

Si është bashkëpunimi juaj me të zgjedhurit në Kuvendin e Shqipërisë për të arritur sa më mirë objektivat tuaja në shërbim të qytetarëve fierakë?

Jemi përballur dhe përballemi çdo ditë me problematikat e shumta, që shoqërojnë zgjedhësit tanë, komunitetin dhe njerëzit e thjeshtë në Fier. Politika e vetme e jona ka qenë dhe mbetet në shërbim të qytetarëve. Në sajë të bashkëpunimit dhe drejtimit të deputetit dhe kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier, Robert Bitri, kemi dhënë mesazhin se bashkëpunimi në mazhorancë qeverisëse në pushtetin lokal vjen patjetër nëpërmjet zgjidhjes së problemeve dhe jo numrit të kartonëve në këshill. Por do të doja të veçoja këtu bashkëpunimin me zotin Petrit Vasili. Kemi krijuar një profil të qartë qytetar si forcë politike në këtë qark, në sajë vizionit dhe këmbënguljes qytetare e qëndrestare të zotit Vasili, sidomos në krijimin e fizionomisë reale të bashkëqeverisjes. Identiteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, rritja e numrit të anëtarëve në qark dhe fryma e bashkëpunimit dhe solidaritetit mes anëtarëve, simpatizantëve të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Lëvizjes së Gruas për Integrim, kanë patjetër mendimin dhe idetë e tij novatore.

Në fjalën tuaj në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI-së, ju keni deklaruar se ka pasur edhe problematika për sa i përket barrierave të hasura në implementimin e nismave konkrete. Çfarë do të thotë kjo? Cilat kanë qenë këto problematika?

Jo pak herë kemi ndeshur barriera, zgjatje të procedurave për investime në zonat që kanë realisht nevojë për investime, probleme me shpërndarjen e banesave sociale, procesit zgjedhor të zgjedhjeve të krerëve të fshatrave, indiferencës për bashkëqeverisje në organet drejtuese vendore, administratë etj. Por kemi arritur të imponohemi me përkushtim, pastërti morale, qëndrim qytetar për qytetarin, duke krijuar kështu një LSI, si institucion besimi dhe përqasje me qytetarët si në zonat urbane ashtu edhe ato rurale. Edhe në këtë fundvit, do të ripërsërisja sërish kërkesat legjitime të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe grupit të saj të këshilltarëve në Bashkinë e Fierit: Banesat sociale të rishqyrtohen e të ndahen për qytetarët nga Këshilli Bashkiak, komisionet e këtij këshilli të nisin nga funksionimi real dhe normal, përzgjedhja dhe rishikimi i zgjidhjes së kryetarëve të fshatrave të jetë në fokusin e veprimtarisë së shëndoshë të këtij këshilli. Pa harruar këtu që viti i pritshëm elektoral, të na gjej më të besueshëm në vendimmarrjen tonë dhe të papërtuar në zgjidhjen sa më reale të halleve të popullit.

Faleminderit për intervistën…

Faleminderit juve. Dhe meqë jemi në një moment festash do të doja shumë që t’iu uroja të gjithë shqiptarët Gëzuar Vitin e ri dhe Krishtlindjet.

Burimi:( gazeta integrimi / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al