Nis hetimi për qetësuesin me bazë kanabisin

Mjekimi eksperimental që la në Francë një person në koma e 5 të tjerë në gjendje kritike për jetën është injektuar tek 90 personave, sipas shefit të neurologjisë në spitalin e Rennes, ku u zhvillua testimi, nuk ka asnjë ilaç të njohur që mund të kundërveprojë ndaj efektit te tij.

Nga gjashtë të shtruarit në spital, tre sipas Gilles Edan, mund të kenë dëmtime të përhershme të trurit. Ka raporte se qetësuesi me bazë kanabisin, prodhim i kompanise portugeze Bial, nuk ishte aprovuar nga ministria franceze e Shëndetësisë. Drejtuesja e kësaj të fundit, Marisol Touraine premtoi se ky incident tragjik, siç e quajti ajo, do të hetohet me kujdes. “U trondita nga një fatkeqësi e tillë. Jetët e këtyre njerëzve u trazuan në mënyrë brutale dhe ne kësaj ngjarjeje, do t`i shkojmë deri në fund”, tha Touraine. Personat e përfshirë në testimin e medikamentit që merrej në rruge orale e shërbente për të qetësuar dhimbjet, ishin paraqitur vullnetarisht.

Ky është çmimi i hidhur i paguar për ilaqet e reja, kujtojnë eskpertët. Testimi i mjekimeve të tilla eksperimentale nuk mund të jetë i zhveshur nga çdo rrezik, dhe ndonëse përpara se të provohen tek njerëzit ato testohen me shumë rreptësi tek kafshët, sërish rrisku nuk përjashtohet dot krejtësisht. Me ilaqin në fjalë eksperimentohej që prej muajit korrik, por deri më sot nuk ishte raportuar asnjë problem madhor.

Dozat e administruara shtohen me kalimin e kohës, e mbase kjo mund të jetë arsyeja përse efektet anësore u shfaqën vetëm tani. Kompania prodhuese rrezikon të vuajë pasoja të rënda pas këtij skandali duke nisur nga gjobat e sanksionet e deri tek akuzat për vrasje nga pakujdesia.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al