Nis kompensimi i fermerëve për lopët e prekura nga Dermatoza Nodulare

Sot në Elbasan ka nisur kompensimi i lopëve për fermerët, lopët e të cilëve u dëmtuan nga Dermatoza Nodulare. Ky proces është ndjekur nga ministri Panariti, deputetja e LSI, Monika Kryemadhi si edhe nga deputeti, Taulant Balla.
“Ky është një moment që e kemi pritur prej kohësh. Është mbajtja e një premtimi të bërë për ju. U konsultuam me specialistët mirë për të përzgjedhur rracat, sepse veç kompensimit kokë më kokë, po përmirësojmë dhe rracat. Unë do insistoj që të përmirësojmë rracat e gjedhëve dhe të imtave në gjithë vendin edhe pas kompensimit për Dermatozën. Do të ngremë në Cërrik dhe një stacion të mekanikës bujqësore, i cili u shërbën bujqërve, pasi dikush që nuk ka mundësi të blejë mekanikë apo traktorë, mund ti marrë me qera të pranueshme. Qarku Elbasanit ka rreth 260 lopë të dëmtuara nga dermatoza”, është shprehur ministri Panariti gjatë ceremonisë.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al