Nisin inspektimet online / Ylli: Kjo zgjidhje teknologjike, fundi i çdo mundësie manipulimi

Nisin inspektimet online! Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli deklaroi se: “Asnjë inspektor nuk do të ketë më blloqe në duar, por një kompjuter përmes së cilit do të kryejë edhe inspektimin online për çdo gjë që lidhet me legjislacionin e punës, kushtet, etj”.
Inspektoriati Qendror zhvilloi sot një takim me Kryeinspektorët e Inspektoriateve Shtetërore në kuadër të bashkërendimit të punës ndërinstitucionale për inspektimet online. Kreu i IQ, Hajdari deklaroi gjatë këtij takimi se, praktikimi i këtyre të fundit rezulton zgjidhja më e mirë teknologjike për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në punën e të gjithë inspektorëve dhe grupeve të inspektimit, qoftë të inspektorateve shtetërore ashtu edhe të atyre vendore.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Punës dhe Shërbimeve Sociale, Ylli, inspektimi online heq çdo mundësi manipulimi.
“Çdo akt inspektimi, që përmban detyrime, apo shkelje do të raportohet në kohë reale në institucionin qendor duke e bërë atë të pandikueshëm, pasi askush nuk ndërhyn dot për të manipuluar apo për të krijuar ndonjë situatë të paligjshme duke favorizuar palët”, theksoi Ylli duke shtuar se inspektorët e punës nuk do të mjaftohen vetëm me inspektimin online, pasi veç anës së dokumentacionit pjesë e punës janë edhe intervistat me punonjësit.
Gjatë takimit u krye edhe një “inspektim online” nën drejtimin metodologjik të Inspektoratit Qendror, pranë një biznesi të madh në kryeqytet, duke startuar kështu procedurën e re që do të ndihmojë në sensibilizimin e biznesit dhe opinionit publik për luftimin e informalitetit dhe rritjen e transparencës së grupeve të Inspektimit të Inspektorateve Shtetërore.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al