Vranësirat janë rikthyer thuajse në të gjithë territorin e vendit, ndërsa nga nessër priten dhe reshjet e shiut.

Sipas Metoalb, dita e martë do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë kur vranëisrat fuqizohen duke gjeneruar rrebeshe të izoluara në Jug dhe më pak në zonat Qendrore.

Ndërsa nga e mërkura dhe në vijim deri në fundjavë, moti mbi Shqipëri paraqitet kryesisht me kthjellime.

Temperaturat e ajrit të martën do të sjellin rritje të lehta gjatë orëve të mesditës; e mërkura dhe e enjta sjellin rënie të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjeseve dhe orëve të mesditës ndërsa e premtja sërisht rrit lehtë temperaturat në të dy ekstremumet ditore.

Vlerat maksimale gjatë kësaj jave do të luhaten nga 7°C më e ulëta në zonat Verilindore deri 27°C, maksimumi në Veriperëndim dhe Jugperëndim të vendit (temperaturat vlerësohen rreth 5°C më të larta se vlerat tipike të tetorit).