Nivel i lartë bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Çekisë

IMG_0011Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe përmirësim i situatës në rajon. Kjo ishte tema kryesore e diskutuar sot në takimin që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pati sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomír Zaorálek. Kryetari i Kuvendit, Meta i uroi mirëseardhjen Ministrit Zaorálek në Shqipëri dhe theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe simpatia reciproke, që ekziston mes dy kombeve tona duhen ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimi, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomike e tregtare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomír Zaorálek vlerësoi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe theksoi se nën Presidencën Çeke të Grupit të Vishegradit, do të punohet për intensifikimin e bashkëpunimit jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në kuadër të projekteve rajonale.

Duke biseduar mbi procesin e integrimit evropian, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu besimin se klasa politike shqiptare do të arrijë konsensusin e duhur për miratimin sa më shpejt të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërkohë që Ministri Zaorálek shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e Republikës Çeke për avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në përfundim, Meta dhe Zaorálek diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen se rajoni i Ballkanit ka nevojë për stabilitet politik, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për një të ardhme të sigurt brenda Bashkimit Evropian

Burimi:(integrimionline\E S)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al