Shkencëtarët amerikanë e kanë krijuar një robot që ‘sheh’ objekte, duke shfrytëzuar një teknologji të avancuar.

Në këtë formë, mund të bëjë dallime mes objekteve dhe t’i kapë ato, megjithëse nuk i ka parë ndonjëherë më parë.

Algoritmi që po vazhdon të avancohet, do të integrohet në robotë, që një ditë do të jenë në gjendje të pastrojnë edhe shtëpinë tuaj.

Mjafton që t’i tregohet enterieri i pastruar dhe rregulluar si duhet, ndërsa roboti të përfundojë pastrimin, teksa pronarët janë në angazhime tjera.

Atyre mund t’ju tregohet edhe një fotografi ku shfaqen enët e pastra, për t’ju lënë që t’i lajnë të papastrat që janë në lavaman.

Deri më tani, vetëm njerëzit janë mjeshtër të zhdërvjelltësisë, kjo për faktin se kemi mundësi të shohim dhe të mendojmë vet. Robotët në anën tjetër, duhet të dirigjohen.

Për dekada me radhë, robotët kanë qenë në gjendje të lëvizin në një linjë dhe të kryejnë punën e njëjtë dhe më precizitet për miliona herë me radhë, por kësaj radhe janë një hap përpara, pasi kenë mundësi të shohin.

Hulumtuesit e një laboratori në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, e kanë krijuar robotin që detekton objektin prej disa këndeve dhe arrin ta kapë, për ta vendosur ku duhet. Madje, përmes përditësimeve që i janë bërë edhe mund të mësohet, që ta kapë në pjesë specifike dhe ta lëshojnë në mënyrën më të përshtatshme.