Një shtëpi e bërë e gjitha nga çokollata ka pushtuar internetin, duke bërë që shumë persona të dëshirojnë të shkojnë dhe ta vizitojnë atë.

Çdo gjë është e ngrënshme: llambadari, raftet, dritaret, tavolina, gotat, muret dhe çdo gjë që është brenda kësaj shtëpie mund të hahet.
Dhoma çokollatë është 18 metra katrorë me kopshtet e kompleksit të muzeut Cité de la Céramique në Sèvres. Është bërë prej 1.5 ton çokollate, dhe përmes Booking.com për 50 euro mund të shkoni dhe të kaloni një natë.