Trajneri turk, Bulent Karsl?oglu, arriti marrëveshje për të drejtuar Klubin e Volejbollit për Femra Partizani nga Tirana, kampioni i ligës për dy sezonet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në deklaratën për AA, në lidhje me detyrën e re, rikujtoi se klubi i ri i tij në fillimin e sezonit për herë të parë ka qenë pjesë e Ligës së Kampionëve.

“E pranova këtë propozim për të mbështetur volejbollin shqiptar që është në zhvillim dhe për ta bërë kampion klubin tim të ri ashtu siç ishte në 2 sezonet e fundit. Në klub transferuam 3 lojtare nga Brazili, SHBA dhe Kolumbia. Besoj se sezonin do ta përfundojmë me sukses”, tha ai.

Ai më parë edhe me klubin Azerrail të Azerbajxhanit kishte arritur të fitojë ligën.