Njesia Bashkiake 8 shpërndan ndihma për familjet në nevojë

Ndihma 1Njësia Bashkiake 8 në Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR, me rastin e muajit të Madhëruar të Ramazanit vijon të kontribuojnë ndaj familjeve në nevojë. Këtë herë përfituesë kanë qenë 300 familje të njësisë administrative numër 8 në Tiranë.
Ky program u mundësua falë kontributit të ofruar nga Shoqaten ”Alsar” në bashkëpunim me Njësin Bashkiake 8 ku kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë të kësaj njësie. Kjo tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme të kësaj shoqate, ku krahas ndihmave të tilla të paketuara, shtrohen edhe darka dhe iftare për njerëzit e në nevojë.

Ndihma 2Njesia Bashkiake 8 jo vetem me anë të kësaj nisme por edhe me nisma të tjera do ju gjendet pranë familjeve më në nevojë, për të ndikuar sadopak që diçka të ndryshojë në jeten e tyre. Në shpërndarjene këtyre pakove ndihme , ka marrë pjesë personalisht kryetari i njësisë Bashkiake z. Erjon Xhafa i cili falenderoj shumë shoqaten “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR dhe ndau me banorët përkushtimin që duhet të tregohet për shtresat në nevojë “E di që nevojat tuaja janë në çdo kohë për më shumë mbështetje, por le të vijë kjo ndihmë e njësise Bashkiake si një shenjë e vëmendjes në rritje të qeverisjes vendore dhe si një akt simbolik për të treguar që nuk jeni të harruar”.

ndihma3Gjithashtu ai drejtoj edhe një thirrje për të gjithë banorët e tjerë “Dua që t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të njësisë 8 në Bashkinë e Tiranës, atyre që Zoti u ka dhënë mundësi që të kenë më shumë se ç’kanë nevojë, që ta ndajnë pjesën e mbetur me nevojtarët, me të afërmit e tyre, me fqinjët, me ata që ndoshta sot, kanë më shumë nevojë për ndihmë, që të sigurohemi që në një ditë si kjo të jemi të gjithë të barabartë”

Burimi:(Integrimi.al/E Ç)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al