16 rezidentët që jetojnë në ishullin e vogël të Gjermanisë, Oland, duhet të përballojnë edhe stuhitë ekstreme të ujit që thuajse janë të përjavshme.

Por, BBC, që ka shkuar aty për një dokumentar mbi ishullin më të vogël dhe me më pak banorë në botë, shkruan se rezidentët, nuk kanë ndërmend të largohen që aty.

Në intervistat e tyre për BBC ata thonë se nuk janë të frikësuar, edhe kur Oqeani ka prurje të mëdha,ndërkohë qe transportin, që e konsiderojnë me tren, apo metro, të 16 rezidentët e kryejnë me një vagon të hapur që qarkullon përreth ishullit apo në vende të tjera ku orientohen.

“Nuk kemi frikë se gjithcka e mbajmë në kontroll. Por kur niveli I ujrave rritet, edhe atëherë nuk kemi frikë por fillojmë të mendojmë: Cfarë do bëjmë tani?

Hans Bernhard, ish-kryetar i ishullit Oland thotë se banorët e ishullit kanë marrë masa dhe kanë bërë prita që të mos u afrohet uji. Sepse në këtë ishull nuk ka diga mbrojtëse, cka con në përmbytje gjatë rrebesheve të ashpra.

Stuhite në Oland janë të përjavshme gjatë dimrit. Lufta për ekzistencën e Oland, filloi në fillim të shekullit të 20-të. Rreth viteve 1900, të gjithë ishujt rreth zonës ishin të mbrojtur me mure mbrojtëse sepse ndryshe nuk do të ishin aty ku janë sot.

Një banore që ka gjetur qetësinë në ishull thotë se e ka parë atë nga larg. Kishte mbërritur aty me varkë. Kur zbriti mendoi se ne cilën anë do të duhet të shkonte. I dukej krejt një botë tjetër. Më pas aty degjoi cicërimat e zogjve dhe fëshferimën e pemëve nga era. Dhe detin. Vendosi të mos largohet më nga ishulli me 16 banorë.