Është ndër pemët e rralla që mund të jetojë kaq gjatë.

Madje thuhet se vetëm dy apo tri të tilla kaq të vjetra mund t’i gjesh në gjithë botën.  Bëhet fjalë për pemën, afro 500 vjeçare që i takon familjes së manit, e cila gjendet në fshatin Mazgit në një nga komunat e Kosovës.

“Unë kam dëgjuar shumë legjenda për këtë pemë, e kam pasur ëndërr që nga fëmijëria ta vizitoj këtë pemë dhe sot që jam nën hijen e saj po ndihem shumë i lumtur”, shprehet Yildrim Boykuktel, turist nga Turqia.

Mendohet se kjo pemë i takon shekullit XVII dhe me frytet e saj është furnizuar i gjithë fshati.

Ciceroni Muhamer Hasani thotë se për  këtë man ka shumë teori dhe shumë legjenda, por sipas tij ekspertët nga Turqia kanë konstatuar se ai është i vjetër 500 vjet.

“Ky man besohet se është i vjetër 400-500 vjet, më herët është menduar se mund të jetë edhe 600 vite por një ekip nga Turqia në vitin 2011 kanë bërë studimin e pemës dhe kanë arritur në një përfundim se është  500 vjeçar”, shprehet Hasani.