Nora Malaj: “13 vite histori LSI më e fortë se kurrë”

Me rastin e 13 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në vazhdën e aktiviteteve ka pasur edhe shumë urime nga deputetë e anëtarët e LSI.
Një urim ka ardhur në formën e një statusi nga Nora Malaj, deputete e sapozgjedhur e qarkut Durrës.

Mëposhtë keni urimin e saj të plotë:

“Miremengjes te dashur miq dhe mikesha! Me 6 shtator 2004 u themelua LSI. Partia qe sot, ne prag te fillimit te parlamentit te ri do te perfaqesohet me 19 deputet. Sot eshte ditelindja e LSI, e cila lindi ne nje moment historik e shume te rendesishem per politiken shqiptare dhe per procesin e Integrimit te Shqiperise ne familjen Europiane.

Me kujtohet qe kur u krijuam ne ato dite, te gjithe ne qe me pas u beme dhe firmetaret e saj, deshironim qe te realizonim misionin e madh per te krijuar nje pluralizem te plote ne politike, per te mbeshtetur tezat tona politike per inicimin e fillimit te proceseve te integimit te Shqiperise ne Europe e me gjere, per te krijuar nje fizionomi te plote dhe nje vizion te plote ne politike, per te treguar se misioni per te bere politike eshte t’i sherbesh popullit tend, kauzes se te drejtes, per te ndertuar nje shtet ligjor, per te ndertuar nje ekonomi te qendrueshme dhe te konkurueshme, per te marr nisma dhe aksione politike, per ta rritur partine, jo vetem per ata qe e mbeshteten te paret dhe u bene nismetaret, po per te gjithe shqiptaret, te rinjte e te rejat, grate e burrat dhe te gjithe ata qe te politika dhe aksioni politike gjejne mekanizmin per te zgjidhur problematikat e shumta qe ka kaluar e po kalon vendi yne.

Te dashur miq, sot eshte ditelindja e 13 e LSI dhe ne diten e lindjes urimet me te sinqerta ju shkojne te gjithe atyre qe e themeluan, te gjithe atyre qe ju shtuan me pas kesaj familje te madhe politike, qe sot eshte partia e trete ne Parlamentin Shqiptar, i shkon Zotit Meta, Presidentit te Republikes se Shqiperise, per gjithcka qe beri ne rritjen dhe drejtimin e LSI ne faktorizimin dhe misionin e saj, si parti vizionare e qendres se majte, per te cuar perpara sfidat per nje politike ndryshe, ne interes te qytetarit dhe ne interes te popullit shqiptar.

Urimet me te mira per ditelindjen e LSI ju shkon te gjithe anetareve e simpatizanteve te saj, te gjithe atyre burrave e grave, qe nuk rreshtin se besuari per nje politike me te mire per vendin tone, te gjithe atyre te rinjve e te rejave, te cilet ne cdo dite ndiejne se kontributi qe ata kane dhene e po japin te LSI eshte nje vlere e shtuar ne mirerritjen e tyre, per t’i bere qytetare e qytetare me aktive ne mirerritjen dhe ne sfidat e perbashketa. Urimi i sinqerte shkon per te gjithe ata qe besojne se te besh politike , duke u mbeshtetur ne dashurine per vendin, per qytetaret e tu, do te thote te jesh i pergjegjshem per detyrat qe ke, te kesh kod moral dhe te respektosh e te duash cdokend, me miresi, dashuri e perkushtim.

Gezuar Ditelindjen e LSI te gjithe ju miqte e mi! Sot nje urim te vecante dua t’ua jap te gjitha grave e vajzave, qe me dashuri e perkushtim kane bere qe LSi ne keto 13 vite te rritet, por edhe te fuqizohet, duke e identifikuar LSi ne arenen politike, si nje nga partite me promovuese per politika gjinore te integruara. Sot LSI ne diten e saj te lindjes eshte Partia e Pare ne Parlamentin Shqiptar qe do te drejtohet nga nje kryetare grua, sic eshte zonja Kryemadhi.

Edhe ketu LSI bene risi ne politike, per te treguar se dhe ne historine e politikes parlamentare shqiptare, ne krye te saj per here te pare, do te jete perfaqesuese dhe kryetare e LSI ne Parlamentin Shqiptar, si Kryetare Partie dhe deputet nhe grua. Ky eshte nje ogur i mire dhe per politiken shqiptare dhe per cdo grua e vajze. Gezuar Ditelindjen e LSI sot miqte e mi!”

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al