Nora Malaj: 7-Marsi dhe Kryeprofesioni i Mësuesit!

Gjithashtu, deputetja e LSI, Nora Malaj ka uruar me anë të një statusi në Facebook mësuesit për 7 Mars. Malaj është shprehur se sa herë që vjen kjo festë, gjithnjë më emocionon dhe më bënë të reflektojë për atë që kemi bërë e duhet të bëjmë më shumë për mësuesin.

Më poshtë statusi i plotë:

7-Marsi dhe Kryeprofesioni i Mësuesit! Sot është 7-Mars! Sa herë që vjen kjo festë, gjithnjë më emocionon dhe më bënë të reflektojë për atë që kemi bërë e duhet të bëjmë më shumë për mësuesin. Është një profesion ku nuk ka kohë, pasi askush nuk mund të quhet ish-mësuese, ku profesioni lidhet me misionin dhe ku dija nuk përfundon kurrë. Është një profesion që nëse nuk e dashuron, nuk mund ta bësh dot ashtu si duhet. Është një kryeprofesion që kërkon mund, sakrificë dhe mirësi… Ty mësuese, njerëzimi të ka besuar gjënë më të shtrenjtë që ata kanë, fëmijën, dhe ti mësues duhet që këtë krijesë ta duash, ta mësosh e ta mënçurosh me armën e dijes! Nuk është e lehtë, pasi është një betejë e gjatë, që do kurajo, guxim, mençuri, dituri po dhe shumë dashuri për ta bërë këtë mision të mundur. Ndaj për mua profesioni i mësuesit është kryeprofesion dhe duhet vlerësuar nga të gjiithë, nga shteti, familja dhe shoqëria. Mirënjohje dhe vlerësime për të gjithë kolegët, të vjetër e të rinj, që me përkushtim e mirësi edukoni pa u lodhur çdo ditë njerëzimin! Ta gëzojmë ditën e 7-Marsit, si ditën e kryeprofesionit që ndihmon në ndriçimin dhe humanizimin e brezave. Mirënjohje atyre brezave të mësuesve që me durim e kthyen këtë kryeprofesion në mision për shkollimin e edukimin e njerëzimit. Gëzuar!!!!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al