Nora Malaj: “Keni harruar të miratoni aktet nënligjore për arsimin e lartë!”

Sot ka nisur zyrtarisht edhe cikli i ri akademik 2017 – 2018 për studentët e universtiteteve në të gjithë vendin. Në vazhdën e urimeve edhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Znj.Nora Malaj ka shprehur një urim të sinqertë por real për situatën në arsim sot.

Ndër të tjera deputetja Malaj thekson në një satus të sotëm në faqen e saj zyrtare të rrjetit social “Facebook” si mëposhtë:

“Dita e sotme perkon me fillimin e Vitit Akademik Universitar. Urimet me te mira te gjithe stafeve pedagogjike, studenteve qe fillojne kete vit dhe ne veçanti studenteve te vitit te pare. Edhe kete vit asnje akt nenligjor per ta bere te zbatueshem Ligjin e Arsimit te Larte. Kujtese Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise! Kujtese kryeministrit te vendit! Nese nuk i nxirrni brenda muajit Tetor aktet nenligjore ne zbatim te Ligjit te Arsimit te Larte, gabimi do t’ju kthehet ne faj dhe sistemi i cikleve ne arsimin e larte do te kaloj ne gjendje kolapsi”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al