Nora Malaj: Keq qeverisja dhe frika nga transparenca!

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se Është rast i përsëritur që ministrat e linjës apo institucionet e thirrura në komisione nuk vijnë të përballen me situatën , në të cilën janë marr peng!

Më poshtë statusi i plotë:

Keq qeverisja dhe frika nga transparenca! Është rast i përsëritur që ministrat e linjës apo institucionet e thirrura në komisione nuk vijnë të përballen me situatën , në të cilën janë marr peng! Në një kohë kur luksi i pozitës , që i kanë të gjitha numrat, mund t’i bënte këta të fundit , të merrnin gjithë kohën e nevojshme për të bërë transparence , në fakt , po ndodh e kundërta. Rasti i fundit , sot në komisionin e medias dhe edukimit, ku fatkeqësisht, Z. Pjetri, kryeregjistruese nuk paraqitet sot…???!!!Ndonëse kish pohuar vet se d o të vinte, përsëri nuk erdhi… Jo vetëm z. Pjetri, po as pozita nuk ishte….Situatë absurdi, ku tashmë rregullorja dhe Kushtetuta janë hedhur në kosh… Arsyeja??!!! Shteti i kapur, institucione të kapura dhe frika nga e verteta… Kjo situatë absurde vërteton thënien e popullit se : “Zullumi vjen tuj u trash e litari tuj u t’holle”. Nuk mundet që vendi të drejtohet nga një qeveri që e ka kapur Amoku,që në çdo moment kryefjalë ka gënjeshtrën dhe tjetërsimin e pronës , frikën e përballjes, kapjen e institucioneve , ikjen e të rinjve nga vendi dhe e gjithë kjo është një situatë ulëritëse , të cilën e shpëton vetëm një qeverie e përgjegjshme dhe jo një qeverie e kapur nga droga, makutllëku dhe makthi për të patur pushtet të centralizuar . Sot dhe njëherë u vërtetua që pushteti në Shqipëri është i centralizuar dhe drejtohet nga një dorë. Këtë e tregoj dhe mosardhja e drejtorit të ZRPP në komisionin e edukimit. Jetojmë në një realitet ku çdo gjë e ka kapur kolapsi! Po nuk do zgjas shumë…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al