Nora Malaj: Kush po gënjen për Teatrin Kombëtar?

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Kryeministri thotë do ta prishim e rindërtojmë një tjetër, Ministrja thotë jemi ende në diskutime, ndërkohë që askush ligjërisht nuk përgjigjet për këtë kaos, që sot ka pushtuar të gjithë popullatën.

Më poshtë statusi i plotë:

Kush po gënjen për Teatrin Kombëtar?

Në Komisionin e Medias dhe Edukimit kemi rreth 5 orë që diskutojmë se a do prishtet Teatri apo jo? Kryeministri thotë do ta prishim e rindërtojmë një tjetër, Ministrja thotë jemi ende në diskutime, ndërkohë që askush ligjërisht nuk përgjigjet për këtë kaos, që sot ka pushtuar të gjithë popullatën. Kush mban përgjegjësi ligjore për Teatrin Kombëtar dhe për këtë situatë kaotike që është krijuar, Kryeministri, Ministrja apo shqiptarët dhe artistët?! Teatri Kombëtar pa drejtim dhe sërish, shqiptarët pa drejtim… #shqiptarët_pa_drejtim

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al