Nora Malaj: Ky është instalim i diktaturës, ku thyhen rregullat e shtetit të së drejtës!

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka denoncuar rastin e një qytetari i cili sipas saj është emëruar, por pa kaluar ende java u hoq nga vendi i punës në ADZM në Durrës. Malaj shkruan se ky është një rast i pastër korrupitiv, i cili do të përfundojë në gjykatë. Ironia në këtë çështje sipas deputetes, është se arsyeja e shkarkimit është ajo që nuk ke punuar mirë.

Më poshtë statusi i plotë:

Skandal! Kur shteti nuk funksionon!
Kur administrata abuzon!

Sot, si ditë e shtunë, erdha në Fushë-Krujë, në zonën time elektorale! Duke folur me Adin, më tregon shqetësimin e tij në lidhje me një skandal administrativ-juridik, me pasojë heqjen nga puna në ADZM- Durrës! Por jo vetëm kaq. Shkeljet e bëra janë të turpshme e skandaloze. Pa kaluar java që të emërojnë si specialist, pa respektuar as kontratat e rregulloret e shkruara nga vetë institucioni, e firmosur nga titullari, të heqin nga puna , se nuk ke punuar mirë???!!!Zotëria ende nuk ka mbushur javën në këtë pozicion. Ky është tashmë instalim i diktaturës , ku rregullat e shtetit të së drejtës i thyejnë vetë dhe në emrin tënd o popull, qytetarëve u hiqet e drejta e jetesës! Po ironia nuk qëndron vetëm këtu . Para se të emërohej në vendin e ri të punës, ka vërejtjen e shkruar, për punën që ende se ka filluar. Dhe kjo e gjitha e dokumentuar, si për të treguar qartë, se ja kush na drejton ne ??? Bir Selman i nënës kë të qaj më parë! Po ky realitet të dhemb, se kjo nuk është Shqipëria që meritojmë dhe as ajo ,që duhet të ndërtojmë!Për transparencë, shihni fotot bashkëngjitur, që rasti është i dokumentuar! Ky është rast i pastër korrupitiv ,që do të përfundojë në gjykatë! Tashmë kupa është mbushur dhe po derdhet, për të gjithë ata që abuzojnë në emër të popullit! Kujdes, mos u tallni me bukën e gojës së njerëzve, se buka e gojës të vret sytë!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al