Nora Malaj: Le të bëjmë të gjithë së bashku më të mirën për edukimin.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet në lidhje me një projekt në Universitetin Turku të Finlandës. “Sot është dita e dytë e takimit në Universitetin Turku të Finlandës. Qëllimi i takimit me të gjithë grupin e projektit është krijimi i modeleve më të mira për kualifikimin e mësuesve në Shqipëri, duke ndërtuar qendrat e trajnimit në Universitetet tona të Edukimit.”- shkruan Malaj.

Më poshtë postimi i plotë:

Finlanda dhe arsimi i së ardhmes. Sot është dita e dytë e takimit në Universitetin Turku të Finlandës. Qëllimi i takimit me të gjithë grupin e projektit është krijimi i modeleve më të mira për kualifikimin e mësuesve në Shqipëri, duke ndërtuar qendrat e trajnimit në Universitetet tona të Edukimit. Të gjithë Rektorët e Universiteteve të Durrësit, Korçës, Elbasanit, Gjirokastrës, Vlorës dhe të Sporteve kanë krijuar rrjetin për krijimin e qendrave të trajnimit të vazhdueshëm të mësueseve, për kualifikimin e vazhdueshëm të mësueseve, për krijimin e një standardi të ri në sistemin e edukimit, projekt i mbështetur nga BE dhe Universiteti i Leonit Spanjë, Turku Finland dhe Universitetit të Vjenës Austri. Të gjithë po punojmë fort për të krijuar një projekt të ri SMS (Qendrat Multifunksionare të Shërbimeve për Studentët), si një nga modelet më të mira në Universitetet e Finlandës, që do të ndihmojnë të rinjtë në Universitetet tona për të krijuar standardet e shërbimeve në qendrat studentore. Në Turku (me rreth 200 mijë banorë) një në njëqind fëmijë është me origjinë shqiptare dhe emocionet që përjetuam në takimin me fëmijët ishte shume i madh. Të gjithë flisnin dhe shkruanin shumë mirë shqip. Gjuhën shqipe e mësonin në shkollë. Sa më shumë të investojmë në drejtim të edukimit, aq më shpejt shoqëria jonë ecën përpara. Le të bëjmë të gjithë së bashku më të mirën për edukimin. Së bashku, që universitetet shqiptare të edukimit të jenë në nivelin më të lartë, për të krijuar dhe trajnuar armatën e mësuesve për një edukim sa më cilësor! Suksese!👏👏

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al