Nora Malaj: Ajo që po ndodh sot me Arsimin e Lartë është një dështim i paralajmëruar

Deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , për ligjin e Arsimit të Lartë do të vërtetojnë thënien : “Skeni parë gjë akoma!”

Më poshtë statusi i plotë:

Për t’i thirrur kujtesës , ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite , më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare. Brenda 6- muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi u tyre , duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , do të vërtetojnë thenien : “Skeni parë gjë akoma!”Një këshillë për të gjithë ata që duan të justifikojnë këtë situatë absurdi . Më mirë heshtni , sase justifikoheni !!!Heshtja në këtë rast , do të thoshte populli , është kapak floriri , për të gjithë ata që hartuan një ligj të pazbatueshëm dhe që i vënë 15 mijë pedagogët në këtë situatë!

Burimi:(Integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al