Nora Malaj: Media e lirë dhe demokracia, kryefjalë e lirisë së mendimit!

Deputetja e LSI-së,  Nora Malaj ka qenë e ftuar në takimin mes deputeteve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Kosovës dhe deputetëve çek në parlamentin çek ku temë diskutimi ka qenë liria e medias dhe shtypit, si një nga prioritetet më të rëndësishme të hapjes së negociatave, për t’i dhënë shanse çdo vendi demokratik, që të ndërtoj dhe realizoj lirinë e medias dhe të mendimit të lirë.

Më poshtë postimi i plotë:

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka qenë e pranishme Media e lirë dhe demokracia, kryefjalë e lirisë së mendimit!
Me ftesë të parlamentit cek , u mbajt dy ditë në këtë Parlament, takimi mes deputeteve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Kosovës dhe deputetëve çek, për lirinë e medias dhe shtypit, si një nga prioritetet më të rëndësishme të hapjes së negociatave, për t’i dhënë shanse çdo vendi demokratik, që të ndërtoj dhe realizoj lirinë e medias dhe të mendimit të lirë. Ndjen dhimbje dhe keqardhje kur dëgjon në fjalën e përfaqësuesve të Këshillit të Europës, se disa kryeministra të vendeve të Europës Juglindore, përfshi kētu edhe Kryeministrin e Shqipërisë, merren si model negativ në lidhje me trajtimin dhe etiketimin e medias dhe vendosjen e një modeli censure, që nuk është aspak demokratik dhe i lirë, duke goditur median online dhe format e tjera të medias. Europarlamentarët dhe zonja Spineli, drejtuesit e panelit, thanë që vendet që kërkojnë të integrohen në familjen Europiane duhet të jenë të vendosur për mbrojtjen e të drejtës së ligjit dhe fjalës së lirë! Dhe pak ditë na ndajnë nga ngjarja e madhe për marrjen e të drejtës dhe hapjes së negociatave, ne të gjithë duhet të punojmë shumë për të zbatuar ligjin, që të ndërtohet shteti i së drejtës, duke mbështetur lirinë e shtypit e të drejtën për informim, pa asnjë hezitim dhe në emër të të drejtave të njeriut, si detyrim Kushtetues! Kemi shumë punë për të mbështetur dhe respektuar ligjin!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al