Nora Malaj: Pagat e mësuesve duhet të rriten 40%

Deputetja e LSI-së, znj. Nora Malaj në takimin e sotëm mbi buxhetimin e arsimit ka thënë se arsimi nuk duhet parë si një e mirë e një grupi interesash, por si një e mirë publike. Znj. Malaj theksoi gjithashtu se pagat e mësuesve duhet të rriten me 40%.

Më poshtë keni fjalën e plotë të znj. Malaj:

Takimi I sotëm ka fokus shumë të rëndësishëm, problematikat që lidhen me arsimin dhe edukimin dhe jo pa qëllim thërritet në ditën e sotme në një moment kur Parlamenti i Shqipërisë po diskuton buxhetin e ri të 2018 duke pasur parasysh disa nga prioritetet më të mëdha që lidhen me arsimin dhe zhvillimin  e saj por duke e parë arsimin jo si e mirë e një forumi apo një grupi interesash por si e mirë publike dhe si detyrim kushtetues që kemi që çdo fëmije shqiptarë ti japim standardin dhe cilësinë për një arsimim më të mirë e përcaktuar dhe në strategjinë e zhvillimit të arsimit parauniversitar, ku për fatin  e mirë kam qenë autore dhe ndoshta këtu zëri im do jetë më i fuqishëm për të kërkuar një gjë të shkruar mbi letër si një dokument I rëndësishëm i zhvillimit të politikave të vendit për të realizuar një zhvillim të qartë të strategjisë dhe të kapitalit human sesi do të orientohet në tregun e punës, si  mund të realizohet në tregun e punës në vend, rajonal dhe global po për të kuptuar që përtej fjalës së politikave të përgjithshme apo të retorikave të përgjithshme arsimi të kthehet në një kauzë e së përditshmes. Ju keni dëgjuar të dashur miqtë e mi që jeni këtu pjesë e rëndësishme e interesit për të dhënë kauzën dhe për të mbrojtur kauzën e arsimit si një e mirë kombëtare që edhe qendra më e rëndësishme e Google e cila ka bërë një studim të nevojave dhe të interesave që kanë njerëzit në  botë, e nxori Shqipërinë si vendin e parë ku kërkonin të gjithë ata që Google-onin apo nxirrnin pyetje të ndryshme, raportin e kishin për problemin e mirëmenaxhimit të edukimit të fëmijëve dhe te fazave te edukimit se strategjia e zhvillimit të edukimit nuk është vetëm e ndarë në tre cikle por është edhe edukimi gjatë gjithë jetës. Edukimi i cili është shumë i nevojshëm, i domosdoshëm për ti dhënë tregut të punës dhe tregut të dijës nevojën për të realizuar standardin dhe cilësinë. Si paraqitet projekt buxheti i sotëm dhe çfarë ne diskutojmë dhe pse jemi këtu. Ato që të dy kolegët e mi dhe prof. Rrokaj dhe znjsh. Mehmetaj e paraqitën qartë dhe saktë dhe që ne në fakt në të gjitha dëgjesat tona në parlament për dy muaj që kemi qenë, kemi qenë shumë aktiv për të diskutuar problemin e buxhetit jo duke e parë vetëm nga një program i dedikuar që LSI doli në fushatën elektorale duke e bërë të qartë dhe duke saktë që nëse ne flasim për një mirëarsimim dhe detyrim që ju kemi taksapaguesve shqiptarë dhe detyrim dhe të drejtë që duhet t’ja u realizojmë në mënyrë që në sondimet që bëjmë te të rinjtë të mos thuhet e mira ime është të mbaroj arsimimin, të shkojë jashtë dhe të mos kthehem më në vend por për ti rikthyer shpresën dhe për të dhënë kauzën e së drejtës, duhet të realizojmë pikërisht atë që thanë parafolësit, nevojën për një buxhet të dedikuar dhe të përcaktuar. Në qoftë se do ti referohemi strategjisë së zhvillimit të arsimit parauniversitar e cila mbahet në katër shtylla kryesore. Në sistemin parashkollor që është një sistem I dedikuar dhe ju e dini shumë mirë. Nëse do të bësh një vend duhet të investosh që në fëmijërinë e hershme. Nëse do të krijosh një shkencëtar nuk mund ta bësh shkencën dhe kërkimin shkencor vetëm në universitet, është një nga pikat më të larta të nivelit. Duhet ta realizosh atë që në sistemin e arsimit parashkollor dhe aty futen kompetencat e të mësuarit dhe qasjet e reja për të mësuar. Në qoftë se do të bësh një arsimim të dedikuar, duhet ti japësh shansin që çdo shqiptari në mbështetje të ligjit parauniversitar të quhet I barabartë në mënyrën sesi do mësojë, pa diskriminim pa dhunim, pa krijuar problematikat të bulizmit apo problematika të cilat sot në shoqërinë e sotme ne I prekim dhe I ndjejmë në çdo rast. Çfarë ndodh aktualisht me situatën konkrete që kemi. Po ti referohemi asaj që thuhet, zhvillimi I strategjisë së arsimit parauniversitar të dy parafolësit e thanë shumë qartë. Ne nuk realizojmë minimumin e asaj që në vendet e BE-së sot të gjithë realitetin  e shifrave që ata paraqesin në zhvillimin e strategjisë së arsimit dhe në buxhetin e shtetit e kanë me një nivel I cili realizohet jo më pak se 4.9% të GDP, Ndërkohë që neve jemi jashtëzakonisht shumë larg me këto shifra dhe këto na tregojnë që edhe nëse do ta shikonim zhvillimin e buxhetit jo vetëm për 2018, por fatkeqësia më e madhe është edhe deri në 2020, trendi nuk shkon në rritje por shkon në rënie. Kjo tregon që qartësisht dhe vizionarisht ti ke marrë një buxhet, ke bërë copy paste. Nuk ke nxjerrë analizën e situatave dhe problematikave që ti ke duke filluar që nga hapësira e nevojës që ke për kurrikulën e re, nevojë për buxhetim për tarifën për ta riparë kurrikulën në mënyrë që ky buxhetim të japi shansin që të realizojë edhe tekstet e reja të cilat në Strategjinë e Arsimit parauniversitar në 2018 e ke taksative dhe thua. Jo të bëjmë eksperiment dhe te nxjerrim vetëm thjeshtë një buxhet-projekt për ta parë sesi do ta pilotojmë dhënien falas të librave. Por ti si qeveri në vijimësinë e qeverisë së parë e ke detyrë ligjore mbasi e ke kaluar buxhetin dhe e ke aprovuar që në 2018 të gjithë sistemit të detyruar që është 9-vjeçar në arsimin parauniversitar ti japësh librin falas. Për këtë arsye, LSI mendon që pikërisht një nga alokimet që duhet ti bëjë fondit të buxhetit duhet të shkojë për kategorinë e teksteve falas, dhe për të ngritur urgjentisht grupin e punës që kjo të realizohet dhe të diskutohet me grupet e interesit. E dyta flasim për kategoritë ku shkolla është qendër komunitare, dhe si e tillë trajton problematikat që lidhen me drogën dhe gjithë situatën aktuale që kemi. Ideja e qendrës komunitare është  një qendër shumë e mirë, por puna është a ka buxhetim, dhe këtu nuk ke asnjë buxhetim. Ke zero buxhetim, ndërkohë që në programin me të rinjtë është 0.01% e buxhetit dhe si e tillë nuk e realizon dot programin. E treta shumë e rëndësishme është që të ndryshosh dhe të motivosh mësuesit. Që të motivosh mësuesit, LSI propozon që paga e mësuesve jo të rritet me 5% dhe deri në 2020-ën të ketë 40% të GDP-së, por të rritet që tani me 50% në mënyrë që sipas performancës, sipas asaj që është përcaktuar edhe në bazë të ligjit për arsimin parauniversitar, të realizohet  e plotë dhe të jepet e dedikuara. E fundit jo vetë për nga rëndësia, por edhe nga problematika, një nga kauzet më të rëndësishme të sistemit të arsimit parauniversitar është bërja e shkollës një shans për të gjithë fëmijët. Pikërisht flasim për kategoritë e fëmijëve në nevojë. Ndaj shumë e rëndësishme është që të dyfishojmë numrin e mësuesve ndihmës, duke futur një buxhet të dedikuar për kualifikimin e mësuesve. Pa mësues të kualifikuar nuk realizohet standardi dhe cilësia e mësimdhënies, dhe njëkohësisht të realizohet e plotë dhe të dyfishohet edhe roli I asaj që quhet shërbime psiko-sociale ku të gjitha problematikat e sotme, të cilat shfaqen me fenomenet nga më të ndryshme, ti referojmë për të realizuar një sistem të mirë, cilësor dhe në interes të qytetarit dhe të fëmijëve.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al