Nora Malaj: Pakt kombëtar dhe një qeveri anti-mafie

Reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit janë tre arsyet më kryesore që kanë sjellë penalizimin e Shqipërisë duke mos ju hapur negociatat në 28 qershor. Në takimin e djeshëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i mbledhur në Luksemburg, vendet e BE kanë sugjeruar që vendimi të shtyhet një vit më vonë.

Duke marrë shkas nga ky vendim, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj propozon si zgjidhje një Pakt Kombëtar dhe një qeverisje Anti Mafie.

Reagimi i plotë i deputetes së LSI-së, Nora Malaj

Pakt Kombëtar dhe një qeverisje Anti Mafje! Sot do të doja shumë që të dëgjoja lajmin që Shqipërisë iu akordua hapja e negociatave. Po ja që nuk ndodhi. Lajmi i parë: Nuk hapen negociatat po Vendimmarrja për hapjen e negociatave shtyhet me një vit , ne 2019 . Lajmi i dytë ,rishtazi Shqipëria, në vitin e saj të tretë , listohet nga raportimi botëror, si vendi kyç për trafikimin e prodhimin e bimëve narkotike, madje edhe prodhimin e përdorimin e substancave te forta, në përdorim nga të rinjtë! Lajmi i tretë, përmbytet Biblioteka Kombëtare dhe askush nuk thotë asgjë! Lajmi i katërt, të vërtetën e dua, po nuk dua të ma thuash, dhe hajde të shesim gjysmë të vërtetat si të vërtetat dhe t’u hedhim hi syve qytetarëve tanë. Dhe nuk duam të pranojmë që kambanat e alarmit po bien shumë fortë, duke na vënë përballë jo më 5 prioritete po 13 prioritet, për të vendosur më pas, në Kalendat Greke, procesin e negocimit. Ka shumë arsye përse situata shfaqet e tillë sot. Nëse do t’i lexojmë mirë kushtet , duhet të kuptojmë se nëse nuk merrem masa dhe të behet një Pakt Kombëtar për t’i bërë luftë frontale drogës, prostitucionit, korrupsionit dhe nëse nuk do të kemi në krye një Qeveri Antimafie, që ta luftojë të keqen deri në gjenezë, të punojë fort për të realizuar dhe përmbushur kushtet e vëna tashmë nga BE, nëse nuk do të ketë dialog e përgjegjshmëri politike nga të gjitha forcat, atëherë situata do të jetë aq e rëndë dhe e vështirë, saqë do të rrezikojmë të rikthejmë regjimin e vizave, që do të thotë kthim prapa çdo përpjekje të bërë deri më tani. Sot më shumë se kurrë duhet institucionalizuar ky Pakt Kombëtarë në Parlamentin Shqiptarë dhe krijimin e një Qeverisje Antimafie, si një zgjidhje e qëndrueshme dhe si një përgjegjshmëri e politikës për t’i dhënë popullit , qeverisje dinjitoze, me luftë frontale të drogës e korrupsionit, me vendosjen e shtetit të së drejtës , duke krijuar klimën e besimit dhe standardin e cilësinë për jetë cilësore dhe me dinjitete ,për çdo të ri e të re, grua e burrë, të moshuar dhe çdo qytetarë Shqipërisë, që ëndrrat dhe jetën e tyre ta ndërtojnë në vendin e tyre, duke jetuar dhe u trajtuar nga shteti i tyre ,si qytetarë europianë. Sot është dita më e madhe për të reflektuar fort,të gjithë bashkë e për t’i thënë të vërtetat ashtu siç janë dhe kur ato na dhembin dhe për të marr secili prej nesh përgjegjësinë para historisë. Ky është shansi i fundit që ta jepet dhe duhen marrë hapa konkret. Një pakt kombëtarë për të luftuar të keqen në rrënjë , në të kundërt do të vërtetohet thënia e Konicës: “Shqipëria lindi nga rastësisë, jetoj nga idealistët e vdiq nga politikanët”! Le të bëjmë më të mirën për vendin tonë dhe të ardhmen e Kombit tonë me gjenezë e rrënjë Europiane! 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al