Nora Malaj: Për një ekonomi të qëndrueshme, dhe klimë miqësore në zhvillimin e biznesit

Fjala në Kuvend e deputetes së LSI-së, Nora Malaj

“Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për mbrojtjen shoqërore” që po diskutojmë sot në këtë seancë parlamentare merr një vemendje shumë të madhe, nga të gjithë grupet e deputetëve, për vet karakterin e saj social dhe mbrojtjen shoqërore të përfitimit të detyrueshëm të disa indikatorëve që përcaktohen nga kjo marrëveshje. Nga diskutimet e bëra deri më tani, ndihet fryma e mirëkuptimit nga të gjitha palët, për ta parë  këtë projekligj në optikën pozitive dhe për t’i dhënë rrugën vazhdimësisë së tij. Vet objekti i kësaj marrëveshjeje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, të cilat përfshijnë, kategorinë e sigurimeve shoqërore të detyrueshëm për pensionet, aksidentet në punë, sëmundjet profesionale, barrëlindjet dhe sëmundjet, ndërsa në lidhje me Republikën e Austrisë përfitimet për sigurimin shëndetësor përfshijnë sigurimin ndaj aksidenteve dhe sigurimin e pensioneve. Këto përfitime janë dakortësuar që të jepen bazuar në legjislacionet respektive të mbrojtjes shoqërore. Në të gjitha  pikat e këtij projektligji, kjo marrëveshje zbatohet: 1. për personat, për të cilët janë ose kanë qënë të vlefshme dispozitat ligjore të njërit ose të të dy shteteve kontraktues; 2. për persona të tjerë, për aq sa të drejtat e tyre rrjedhin prej personave të përcaktuar në pikën e parë. Pjesa e parë  e marrëveshjes përcaktohen, fushën lëndore dhe atë personale të  zbatimit të marrëveshjes, parimi i trajtimit të barabartë si dhe ai i eksportimit të përfitimeve.

Pjesa e dytë lidhet me rregullimet e përgjithshme për personat e punësuar apo të vetëpunësuar, personat e dërguar nga punëdhënësi për të punuar për llogari të tij në vendin tjetër, si dhe përjashtimet nga rregullimet e përgjithshme të kësaj marrëveshjeje.

Pjesën e tretë e kësaj marrëveshjeje përfshinë dispozita në lidhje me përfitimet në para për sëmundje dhe barrëlindje, përfitimet në para për aksidentet në punë, sëmundjet profesionale dhe përkeqësimin e tyre, dispozita për mënyrën e mbledhjes së periudhave të sigurimit për pensionet e pleqërisë, të invaliditetit e ato familjare dhe përfitimet e tjera në para, që paguhen nga dega e sigurimit të pensioneve; dispozita mbi caktimin e përfitimit dhe mënyrën se si realizohet llogaritja e përfitimeve nga Austria dhe nga Shqipëria.

Pjesa e katërt përfshin dispozita të ndryshme lidhur me marrëveshjen e zbatimit, me ndihmën e ndërsjellë administrative e juridike,  dhe të gjitha procedurat etjera,  kërkesat për kthimin e përfitimeve të pamerituara, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Pjesa e pestë, përmban dispozitat për rregullimet kalimtare për rastet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe rregullimet përfundimtare për hyrjen në fuqi të saj. Parë nga kjo tablo në dispozitat e kësaj marrëveshjeje dypalëshe reflektohen të gjitha rregullat për koordinimin e skemave të mbrojtjes shoqërore për personat e punësuar, personat e vetëpunësuar dhe për anëtarët e familjeve të tyre, të cilët lëvizin brenda komunitetit, harmonizohen gjithashtu, legjislacionet kombëtare i të dyja vendeve për përfitimet e listuara më sipër. Nisur nga tabloja që parashtrova, duke ju referuar dhe grupeve të interesit, që përfitojnë dhe duke e mbështetur këtë marrëvashje, në emrin tim po edhe të grupimit që unë përfaqësoj, deklarojmë votën tonë pro këtij projektligji.

Të nderuar kolegë deputetë

Dhe dy ditë na ndajnë nga ardhja e muajit prill. Të gjithë ne, po në veçanti qytetarët shqiptarë, do të ndjejnë në kurriz përballjen reale dhe jo virtuale të disa taksave. Po e filloj me tarifën e Rrugës së Kombit. Kjo është dhurata më e hidhur që do të hyjë në fund të prillit. Jo vetëm mua, po të gjithë ata që jetojnë në Shqipërinë reale, atë që është, jo ajo që do të duhej të ishte, virtualja,  vëren se ende  rruga  nuk ka përfunduar me standartin e duhur. Janë ca ura të pandërtuara, në segmente të saj, rruga është ende me dy korsi, kur duhet të ishte me katër, ka rrëshqitje skarpatesh, ujëra të pasistemuara, pra ende ka shumë punë. Si për ironi të fatit , pa mbaruar punën, ti vendos tarifën e rrugës.

Para se të kërkohej vjelja e tarifës për mirëmbajtje, në fillim duhej  të bëhet gati gjithçka e më pas të niste vënia e tarifës. Në një nga  pikat e kontratës shënohet që koncesionari po mblodhi mbi 14 milionë euro në vitin X do e ndajë shumën mes tij dhe qeverisë shqiptare. Çudia është që ky koncesion edhe pse e ka planifikuar fitimin , kërkon edhe mbifitimin.  Propozimi im do të ishte që shumën e vjelë mbi fitimin e menduar t’i akordohej e gjitha shtetit, me synimin që ai taulë më tej taksën e kalimit mbi rrugë e mbase nga 2 euro për veturë mund të shkonte në 1,5 euro, ose 1 euro për mjet, po jo në 5euro. Zgjidhje të mira e të pranueshme për kuletën e qytetarëve të shqipërisë e të Kosovës mund të gjenden shumë. Por me sa duket me këtë marrëveshje qeveria ka menduar më tepër për portofolin e koncesionarit. Se ndryshe nuk mund të nisë vjelja e parave pa u mbaruar rruga me standartet e kërkuara. Se nuk vete parimi e dua nusen baba, po e dua tani dhe nëse nuk ka mbushur moshën. Këtë gjë nuk e lejon ligji, pasi nuk mund të martohet pa mbushur moshën e caktuar. Me rrugën e kombit po ndodhë ndryshe. “E martuat”, i gjetët burrë edhe pse ajo ende nuk e ka mbushur moshën. …

E dyta: Taksa e pronës , nga 1 prilli, të gjithë do të duhet të paguajnë edhe taksën e re të pronës, e cila përllogaritet  sipas vlerës së tregut dhe jo mbi sipërfaqen, siç ka qenë deri më tash.  Çdo dyqan do të paguajë një taksë vjetore prej 0.2 për qind të vlerës së ndërtesës. Më parë taksa ishte fikse 400 lekë/m2 në vit për zonën Tiranë-Durrës, 300 lekë/m2 në vit për Vlorën, Fierin, Sarandën, Pogradecin, Korçën, Elbasanin, Beratin, Lushnjen, Gjirokastrën, Shkodrën, Kavajën dhe Lezhën, kurse për bashkitë e tjera taksa ishte 200 lekë/metri kator në vit. Shqiptarët paguajnë sot nivelin më të lartë të taksave në rajon, si në nivel qendror edhe në nivel lokal, dhe marrin shërbimet më të dobëta.

Qeveria ka publikuar çmimet mesatare të referencës për secilën bashki, e ashtu si me banesat, kryesojnë me nivelin e taksës Tirana dhe Durrësi. dërkohë në rang vendi, taksat më të lira janë në bashkitë e largëta malore, apo qytete thuajse të braktisura, si Memaliaj.

Krahasuar me formulën e taksës së vjetër kemi të bëjmë me rritje të taksës së ndërtesës për dyqanet në të gjithë vendin.

Duke marrë si shembull një dyqan që ka një vlerë prej 100 mijë eurosh, me formulën e re taksa shkon në 200 euro në vit. E njëjta mënyrë taksimi vlen për të gjitha dyqanet në të gjithë vendin. Kjo është tabloja që do të shfaqet pas muajit Prill.  Qeveria ka vendosur që  taksën për banesën ta paguajnë pensionistët, por jo oligarkët  e hoteleve me 4 dhe 5 yje.

Qëndrimi ynë për TVSH e biznesit të vogë ka qenë dhe është tërësisht kundra. Zbatimi i saj do të sjellë pasoja të rënda, që do të jenë mbyllje e disa mijëra bizneseve të vogla, që do të kërkojnë  mbështetje  sociale papunësie nga buxheti, monopolizim   sektorial, rrezikimin masiv të prodhimit vendor, si dhe rritjen e abuzivitetit  dhe korrupsionit. Sot gjendja e ekonomisë së Shqipërisë  është e rëndë. Klima që mbizotëron është dekruajimi dhe pesimizmi i thellë. Kriminalizimi i ekonomisë, ku euroja e drogës dhe e krimit kanë tronditur kursin e euros, janë një klithmë e forte  për situatëmn ku po kalojmë.  Sipsa BB në Shqipëri ka patur rënie të pagave. Për vitin 2017 Shqipëria u rradhit si një ndër vendet më të varfëra të Europës për nga fuqia blerëse, në një grup me fqinjët ballkanas, ku përjashtim bën vetëm Mali i Zi. Indeksi i GfK, që mat fuqinë blerëse të shteteve, e nxjerr vendin tonë në mesin e vendeve me aftësi blerëse më të ulët në të gjithë Europën.  Paga mesatare ne Paritetin e Fuqisë Blerëse është 25 për qind e nivelit austriak, ndërkohe që në Mailin e Zi  është 45 për qind.

Disa qytetarë , sot, në emisionin e mëngjesit të telefonatave me publikun, sapo hapnin  telefoni i drejtoheshin gazetarit me shpejtësi me fjalinë një kryegjymtyrëshe : Dua asistencën! Të lutem dërgoje këtë kërkesën time qeveria. Dhe kjo më risolli  në kujtesë ,  vitet 81 kur në Shqipëri filloj historia e tollonit dhe pamundësia per të gjetur gjalp dhe ushqimet bazike. Pranë shtepisë sonë ishte një gastronom, që tregtonte bulmet dhe produkte të tjera. Çimi , një djalë vinte shpesh te shitësja Vera dhe pasi e ndihmonte të sitemonte arkat me qumësht dhe produktet e tjera,  ne fund  dialogonte me shitësen e lagjes Verën e i thoshte: Vera a ken je pike voje kikiriku?? (  Atë kohë Vaji  lulediellit ishte në treg , se të ullirit ta harroje:  Jo I thosh ajo s’ka mbetur asnjë shishe dhe asnjë pikë. Dhe ai vazhdonte këmbëngulte, po një  çik  shqere nuk ke ? Jo I thoshte ajo asnjë pike. Po një pikë murgullatë ( marmaladë nga ajo e hapura) sa të lyej  një çap bukë nuk ke??? Ja i thosh ajo të shohim mos ka ngel ndonjë pikë te letra. Këto m’u kujtuan kur dëgjoja kërkesen e qytetarëve, për të përfituar asistencë, duke thënë jam i uritur.  Në momentin kur populli thërret, qeveria duhet të mendohet dhe të përgjegjësohet e të veprojë sa nuk është vonë, se nuk mban më.

Ajo që është për tu theksuar, nga ky emision i mëngjesit është varfëria e madhe e të gjithë atyre që telefonojnë. Pamundësia për të gjetur zgjidhje në zyrat e shtetit, te  deputeti i zonës apo të kryetari i bashkisë. Shpresa e vetme që ju ka mbetur është vetëm telefonata e mëngjesit.  Dhe unë e ndjeva që këtë ndjesi tua risillja në vëmendje për të bërë një apel dhe për t’ju ftuar t’i zgjidhim problemet e varfërisë, mos ta bëjmë si struci por të marrim përgjegjësinë, të gjithë pozitë dhe opozitë dhe për të mos u treguar atyre që janë më të rinj , se shpresë të vetme që ka mbetur është  emigrimi.

Të nderuar kolegë, pa dashur të bëj Kasandrën, që ndonëse Zotat e pajisën me aftësinë e parashikimit për të ardhmen , po e veshën me cilësinë që njerëzit të mos e besojnë, kjo që unë rreshtova tregova  tablonë e zymtë ku do vijojë  të eci ekonomia jonë në ditë në vijim.  Ndjej keqardhje se qeveria është pa drejtim dhe Shqipëria po ecën pa drejtim. Ndaj për të mos bërë moralisten propozoj,  uljen e tarifës së rrugës së Kombit, uljen e taksave, një qëndrim më i qartë  dhe trasparent për zgjidhjen e varfërisë dhe një paketë më e drejtpërdrejtë që të luftojë urinë, pasi nuk duhet të kemi më fëmijë të uritur, duhet krijuar klimë miqësore për të mbrojtur biznesin dhe jo me sistem taksash sllavërues, për të rikthyer besimin te biznesi vendas dhe ai i huaj, heqja dorë nga historia e koncensioneve që kanë kolapsuar ekonominë dhe krijimi i një ekonomie të qëndrueshme, që ti japi fund këtij tranzicionit të tejzgjatur.

Në përfundim: Pikëpamja e qeverisë për  zhvillimin e ekonomisë mund të përmblidhet në një fjali të shkurtër: Nëse lëviz, tatoje atë. Në qoftë se ajo vazhdon të lëvizë, rregulloje atë. Dhe në qoftë se ajo ndalon së lëvizuri, subvencionoje atë.  Ju faleminderit !

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al