Nora Malaj përshëndet vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për njohjen e gjuhës shqipe

Deputetja  e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj me anë të një statusi në Facebook ka përshëndetur vendimin e Parlamentit maqedonas për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare. Malaj tha se viti 2018, për popullatën shqipfolëse në Maqedoni, hyri me këmbë të mbarë, por edhe për vet demokracinë e shtetit Maqedonas dhe Parlamentit në Maqedoni.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Miq te dashur! Sot Parlamenti i Maqedonisë miratoi njohjen e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare. Ky është një lajm jo vetëm shumë i mirë, pasi viti 2018, për popullatën shqipfolëse në Maqedoni, hyri me këmbë të mbarë, por edhe për vet demokracinë e shtetit Maqedonas dhe Parlamentit në Maqedoni. Urime e suksese në rrugëtimin e demokracisë dhe vlerësimit të ushtrimit të të drejtës së gjuhës për të gjithë komunitetin shqipfolës në Maqedoni! Ta gëzojmë gjuhën e bukur shqipe!!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al