Nora Malaj: “Populli mendohet dhe të ndëshkon. Këtë do ta ndjejmë më 25 qershor me ndëshkimin e votës për këdo që tenton dhe guxon të prishi qetësinë e popullit”

Ditën e sotme qyteti i Durrësit është tronditur nga shpërthimi i një tritoli të vendosur në një nga zyrat elektorale të LSI-së në këtë qytet. Rreth kësaj ngjarjeje ka reaguar kandidatja e LSI për deputete në këtë qark, Nora Malaj e cila me anë të një statusi në rrjetin social facebook shprehte se frika që kanë për rritjen e pashmangshme të LSI nuk mund të vritet me tritol.
“Populli mendohet dhe të ndëshkon”, shkruan Malaj.

Status i plotë:

Të dashur miq, mbrëmë Durrësi fjeti me dëshirën për ndryshim, me zërin e fuqishëm të mijëra durrësakëve që treguan qytetarinë në një nga takimet me mbresëlënëse në fushatë. Sot individë që nuk e duan qytetarinë e tronditën qytetin me tritolin që i vunë zyrës Elektorale të LSI, sa trishtim, nuk vritet frika me tritol, as populli nuk trembet se një pjesë e turmave të bëra pis nga krimi dhe droga duan të krijojnë terror.
Një gjë duhet të dinë të gjithë se segmetet e krimit tërbohen, populli mendohet dhe të ndëshkon.
Këtë do ta ndjejmë më 25 qershor me ndëshkimin e votës për këdo që tenton dhe guxon të prishi qetësinë e popullit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al