Nora Malaj: Qeveria e papërgjegjshme do të shembi Teatrin, si Neroni dogji Romën!

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook mbi shembjen e Teatrit Kombëtar. Ajo shprehet se kjo nuk është kauzë për protagonizëm, por për të mbrojtur të drejtën për mbrojtjen e Teatrit dhe vlerave të trashëgimisë kulturore, për mbrojten e Teatrit Kombëtar si vlerë e Kombit! Ndër të tjera ajo shkruan se sot është ulur këmbëkryq flirti ilegal midis qeverisë e biznesit, duke sjellë një pseudoligj të paparë e të padëgjuar!

Më poshtë statusi i plotë:

Qeveria e papërgjegjshme do të shembi Teatrin, si Neroni dogji Romën!
Sot po bëjmë një nga dëgjesat më të dhimbshme që kemi bërë ndonjëherë si Komision. Të jesh patriot, nuk do të thotë të tundësh vetëm flamujt e atdhedashurisë, po njëherazi duhet të mbrosh vlerat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, të mbrosh interesat e atyre njerëzve që në dekata me radhë, në sallën e këtij Teatri na kanë mbrojtur me dashuri e atdhetarizëm dhe na bënë që ne sot, duhet dhe jemi me çdo zë aktori, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Sot është ulur këmbëkryq flirti ilegal midis qeverisë e biznesit, duke sjellë një pseudoligj të paparë e të padëgjuar! Askush nuk ka të drejtë të tradhtoj kauzën e komunitetit të artistëve, që të marr fund një herë e përgjithmonë kjo situatë absurde, e cila do të ishte e denjtë për një vepër kafkjane. Ne nuk jemi të huaj në vendin tonë, po jemi qytetarë europianë, që qeveria duhet të na trajtojë si të tillë, që e duan kulturën dhe kjo nuk është kauzë për protagonizëm, por për të mbrojtur të drejtën për mbrojtjen e Teatrit dhe vlerave të trashëgimisë kulturore, për mbrojten e Teatrit Kombëtar si vlerë e Kombit! #TëGjithëNëMbrojtjeTëTeatritKombëtarSiVlerëEPatjetërsueshmeEKombit

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al