Nora Malaj: Rast unikal në botë, që diploma në arsimin profesional jepet dhe me vulën e Ministrisë së Financave

Fjala e Ish Zv/ ministres së Arsimit, Nora Malaj në takimin për Maturën Shtetërore

Ju falenderoj se më rikujtuat edhe njëherë dhe me dhatë emocionin e asaj që ne na humbet në të përditshmen tonë, sidomos mua që kur shkova për herë të parë në parlament prisja diçka tjetër dhe ju them sinqerisht jeni parlamenti më I mirë dhe parlamenti shqiptar duhet të marri modelin më të mirë që është diskutimi dhe debati që sot ju po bëni, jo vetëm në qasjen personale por në qasjen e përgjithshme për të dhënë disa zgjidhje të disa problemeve që po trajtojmë këtu. Falenderoj kryetaren e LSI-së, znj.Monika Kryemadhi në ndjeshmërinë e jashtëzakonshme dhe në një qasje të bërjes së një politike ndryshe, dhe ashtu si Monika dhe unë dua të mbështes idenë që bëhuni pjesë e ndryshimit të politikave duke dhënë impaktin tuaj dhe aksionin tuaj social, sepse atëherë politika merr vlerë reale dhe atëherë zgjidhja e problemeve bëhet shumë graduale. Pata fatin që në fund të mandatit tim si zëvendësministre, të ideoja një projekt që besoj se do të japë një impakt në Shqipëri që lidhet me kualifikimin e mësuesve dhe jo më larg se sa dje jam kthyer nga një vend që ka sistemin e arsimit më të lartë, që është Finlanda. Dhe atje vura re dhe kuptova se universitetet kishin një qasje ndryshe në raport me sistemin parauniversitar. E gjithë reforma nuk fillonte te Universiteti. Fillonte që te sistemi parashkollor, në kopësht. Dhe çdo Universitet kishte marrë nën kujdesin e tij disa nga shkollat kryesore të vendit, duke i orientuar që nga sistemi parashkollor për të vazhduar dhe se si do të orientohen në dijen e tyre, duke nxitur që në sistemin arsimor të ketë mësues më të mirë, por duke qenë studentët më të mirë me nota 10, dhe shteti I rimbursonte. Dhe kjo do të ishte një nga sfidat tona të radhës. Dhe duke I orientuar që në provimet përfundimtare të tyre, ata të mos ndiheshin të stresuar por të merrnin rezultatin e disa viteve, dhe të gjitha viteve që kishin punuar së bashku, duke u njohur vit pas viti dhe duke I parë të gjithë materialet shumë të qarta në realizimin e saj. Ju shtruat disa probleme shumë të rëndësishme që lidhen me tre fusha, me fushën e parë të Maturës, pra të menaxhimit të saj, me fushën e dytë të legjislacionit dhe faktit që ende ne nuk po bëjmë zbatimin e ligjit të arsimit të lartë, sepse dalja, matura ndonëse është quajtur dalëse, ka provime të mbartura, po për arsye se u kalua grupimi, ose kurrikula e re me kurrikulën e vjetër, dhe duke qenë se hyri ligji i arsimit të lartë, u mendua që e gjithë dija juaj të shpërblehej dhe në një mënyrë apo në një tjetër, ju dha shansi që dy provimet e fundit me zgjedhje dhe kjo është këshilla ime, që provimet që merrni, të merrni rezultatin më të lartë, në mënyrë që të rrisni notën mesatare që do tju ndihmoj për të shkuar në Universitet. Dhe natyrisht duhet të jemi në fazën, që ne si grup parlamentar I LSI-së, ti kërkojmë ministrisë së arsimit që të bëj ndryshimet e menjëhershme në drejtim të ligjit të arsimit parauniversitar, pasi është shumë I nevojshëm për të realizuar objektivat tuaja. Ju dhatë një kërkesë përsa I përket procesit të zhvillimit të Maturës. Nuk besoja që në rregulloren e sivjetme të Maturës Shtetërore të ketë ndonjë qasje të kësaj natyre, sepse do të quhej gafë profesionale, për arsye sepse që në fillim në Rregulloren e Maturës Shtetërore, shkruhen qartë dhe saktë, mjedisi se si do zhvillohet, largësia etj. Edhe vjet ka qenë një ide që të zhvilloheshin në salla më të mëdhaja, sepse mundësia për të mos pasur korrupsion dhe për të luftuar kopjen që është një nga fenomenet më të rrezikshme në provimin e Maturës Shtetërore, është edhe kjo qasje. Gjithsesi unë mendoj që ne në fund, të nxjerrim një rezolutë të përbashkët, tia çojmë ministrisë së Arsimit, dhe tia vëmë në vëmendje që përpara se të fillojë procesi I Maturës, pra në fillim të muajit Maj, tju bëj me dije mjediset ku do të zhvillohen provimet në mënyrë që ju nga ana psikologjike të jeni ambientuar me provimet, dhe të realizoni sa më mirë atë që quhet provimi juaj, por që nuk është vetëm provimi juaj, por është provimi I të gjithë sistemit. Problemi tjetër që ju trajtoni lidhet pikërisht me atë që ka të bëjë me raportin midis ligjit të arsimit profesional, fushës profesionale dhe pjesës teorike apo pyetjeve që realizohen. Sigurisht në diskutimet tona si grup parlamentar I LSI-së, qëkur filloi ky sezon parlamentar, ne kemi diskutuar dhe i kemi thënë kryeministrit që një nga gafat e radhës dhe një nga zhgënjimet e mëdha në sistemin e arsimit lidhej pikërisht me çuarjen apo transforimin e sistemit të arsimit profesional në Ministrinë e Financave, ku nuk përbën llogjikë ligjore dhe mund të jemi rasti unikal në botë që në fund del dhe me Vulën e Ministrisë së Financave, edhe të Ministrisë së Arsimit. Do të ishte shumë mirë nëse me të vërtet do të quhej qasja, që e gjithë procedura juaj të ekuivalentohej dhe të kthehej në 70% pjesë teorike dhe 30% pjesë praktike dhe pjesa praktike të merrej e vlerueshme në kuadër të provimeve të Maturës Shtetërore. Ende në këtë pikë jemi larg, por ne si grup do të luftojmë fort që ta realizojmë këtë prioritet dhe ta bëjmë të plotë. Më pëlqeu shumë një pyetje e një maturanti kur foli për emocionin dhe për problemin e asaj që quhet ana emotive e provimeve dhe roli I psikologut. Ndoshta këtu, do ti bëjmë përsëri sugjerim ministrisë së Arsimit, që në udhëzimin që nxjerr për provimet e Maturës Shtetërore, duhet të bëhet një kalendar nga psikologët e shkollave për të krijuar mjedise dhe për të realizuar atë që quhet terapi në grup, në mënyrë që kur maturantët të hyjnë në provime, ta quajnë atë jo vetëm si vlerë të punës, por të mos ta shikojnë atë me frikë. Dhe lidhur me pyetjen e fundit, do të thosha që një nga sidat e radhës nuk është vetëm Matura e këtij viti, pasi mendoj që një pjesë e mirë e tyre tashmë janë të mirëorientuar, por lidhet me një moment shumë të rëndësishëm që kanë maturantët tani dhe që është faza e bërjes së orëve konsultative. Dhe kjo është detyruese dhe këtë do tia bëjmë prapë me dije Ministrisë së Arsimit që të bëj transparent oraret tuaja të konsultimit, në mënyrë që të gjithë nxënësit të përthithen në fushën e konsultimit dhe në atë që kanë më shumë nevojë, por njëkohësisht duhet të bëjmë me dije dhe të ftojmë dhe Universitetet, megjithëse kam këtu kolegë shumë të nderuar dhe që janë pjesë e Universiteteve shqiptare, që muaji Maj të jetë muaji i Këshillimit të Karrierës, dhe nevojës që kemi në mënyrë që studentët, edhe ata që nuk kapin notën mesatare të dinë ku të orientohen për të marrë studim të kualifikuar, që do të thotë studime duale në universitetet përkatëse që japin këto studime dhe për të orientuar prindërit e tyre. Dhe në mbyllje do të thoja një gjë, shumë e rëndësishme është që  nëse ne investojmë në atë që quhet kapital human, dhe kapitali human jeni ju, jo vetëm në drejtim të qasjes së të përditshmes për të realizuar nevojat bazike, por dhe në drejtim të investimit që duhet të bëjmë, që ju të keni një mendim më të fortë kritik, që ju të jeni pjesë e zgjidhjes së problemit dhe jo pjesë e problemit, që ju sa herë që hapni telefonat tuaja të shikoni që lajmi i parë është sa u kap drogë dhe ku shkoi droga, por të kuptoni sa libra janë lexuar dhe cila është dita e tokës, cila është dita e raportit të miqësisë, si do ta ndërtojë unë të ardhmen time, apo sa do jem unë i lumtur dhe cilat janë sfidat e mia. Këto do të realizohen vetëm atëherë kur ne të investojmë së bashku dhe kur ne të bëhemi një zë shumë I fuqishëm për të kuptuar që kërkesa juaj, nevoja juaj, është sfidë e përbashkët e një Shqipërie më të mirë, e një Shqipërie europiane, e një standardi europian me një kulturë demokratike.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al