Nora Malaj: S’do të rresht kurrë së punuari për të ndërtuar një fëmijëri me ëndrra dhe lodra për fëmijët tanë, që ne politikanët po ia vrasim çdo ditë.

Deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar me një postim në Facebook në ditën ndërkombëtare të  fëmijëve.

Më poshtë statusi i plotë:

Mirmëngjesi miqtë e mi!

Dita e hënë korrespondon me një ditë të veçantë, Ditën Ndëkombëtare të Femijeve. S’do te rresht kurrë së punuari për të mos pasur më fëmijë që brakatisin shkollën, fëmijë që shfrytëzohen në minierë dhe fëmijë që ëndërrojnë që t’i hipin një kamioni për të ndëtuar të ardhmen jashtë Shqipërisë.
S’do te rresht kurrë së punuari për të ndërtuar një fëmijëri me ëndrra dhe lodra për fëmijët tanë, që ne politikanët po ia vrasim çdo ditë.

S’do te rresht së punuari për të bërë oponencën me qeverinë atëherë kur ajo nuk mban premtimet e dhëna.

S’do te rresht së punuari dhe luftuari per t’u bërë një zë i fortë për arsimimin e fëmijëve, shëndetin e tyre për një jetë të lumtur pasi ata, jo vetëm e meritojnë, por edhe gëzojnë.

Ndaj iu ftoj edhe ju miq të bëhemi të gjithë bashkë, nëna, baballarë, gjyshër, gjyshe, motra e vëllezër, mbështetës të kauzës për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Loti i një fëmije është arma më e fortë për të ndryshuar botën!!

Kjo është një kauzë për Solein dhe të gjithe fëmijët në mbarë botën!!

Burimi;(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al