Nora Malaj: Shoqëria shqiptare duhet t’u jetë mirënjohëse minatorëve që për vite e dekada mbajtën “gjallë” ekonominë tonë

 Fjala e deputetes së LSI-së, Nora Malaj në Kuvend

Të nderuar kolegë deputetë
Në krye të fjalës sime më lejoni të sjell në vemendjen tuaj një situate që nuk e meriton parlamenti Shqiptarë. Kur i quajtën Çifutë dhe vetëm për këtë fjalë miliona hebrej, izraelitë përfunduan në Krematorjum. Nëse sot një izraeliti do t’i thuash Çifut, mi ke vrarë për së dyti etërit dhe gjithçka tjetër. Z. Kryeministër, ju sot në ligjërimin tuaj përdorët fjalën më të urryer të njerëzimit. Mos vrisni më me fjalën tuaj .
Fjalën time në emër të grupit të LSI-së do ta nis duke sjellë në vëmendjen tuaj nje pohim të njërit prej minatorëve të Bulqizës që ka humbur një pjesë të trupit në galeritë e minierës, para disa dhjetra kolegëve të tij.
“Gjysmën e trupit e kam lënë në minierë. Prandaj i lutem qeverisë, Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta që të miratohet ligji për “Statusin e Minatorit.”
Të nderuar kolegë, Statusi i ;inatorit është premtim i çdo qeverie në 27 vitet e fundit, ndaj punonjësve të nëntokës, ndaj dhe projektligji që ju kemi sjellë, kërkon që këtë status ta bëjë realitet, duke e votuar sot në këtë seancë parlamentare. Reth 8 mijë punëtorë të nëntokës , në të gjithë vendin përballen përditë me rrezikshmërinë e lartë që mbart profesioni i tyre si minator. Shumë prej tyre janë dëmtuar në thellësitë e minierave dhe 467 të tjerë kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Për 27 vjet me radhë, minatorët kanë kërkuar të drejtat e tyre, e në veçanti zbatimin e Statusit të Minatorit, i cili ende nuk është miratuar nga Parlamenti.
Projektligji për Statustin e Minatorit synon të rrisë pagën minimale për punonjësit e nëntokës dhe të ulë vitet e daljes në pension për minatorët që kanë mbetur pa punë për shkak të reformave. A mendoni të nderuar kolegë që kjo kategori e punonjësve që punojnë në nëntokë nuk e meritojnë këtë status që ju me nihilizëm e refuzoni ?
Aktualisht, pensioni minimal i një minatori varion nga 14-24 mijë lekë të reja, në varësi të viteve të punës në nëntokë. A mendoni që ky është një trajtim dinjitozë që i përketë kësaj kategorie? Jam e bindur që në kronikat e pafundme televizive dhe në bisedat e cdo kandidati, nën siglën e cdo partie , që ka shkelur në këto zona, ka premtuar që sapo të zgjidhem si përfaqësues i popullit, puna e parë që do të bëjë është çështja e Statusit të Minatorit dhe tani që e keni në tavolinë, heshtni me një mijë e një pretekste doni të argumetoni një gjë që nuk mund të argumentohet? Votoni kundra në pamundësi për t’jua realizuar statusin kësaj kategorie dhe këtyre njerëzve që punojnë në thellësitë e tokës, në një gjendje mizerabël dhe me pasoja për jetën? Në pretendimin për të argumentuar votën kundra, sipas relacionit shoqërues referuar ministrisë në linjë ishte se projektligji për Statusin e Minatorit i sjell efekte negative në skemën e pensioneve dhe buxhetin e shtetit dhe propozimi i bërë nuk shoqërohet me kostot e detajuara financiare. Kur z. Spahiu, si propozues i këtij projektligji e prezantoi në Komisionin Parlamentar të Shëndetësise Mirëqenies Sociale dhe Punës, shumë qartë theksoi që efektet finaciare të përballohen nga shtimi 5% i kontributeve të sigurimeve shoqërore për minatorët, që sipas tij do të ndahen mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, kurse diferencat që krijohen do të përballohen nga buxheti i shtetit. Këto argumenta deputeti i mbështeti edhe në referenca ligjore. Në vetvete, projekligji parashikon edhe rritjen e mbështetjes sociale për minatorët dhe ish-minatorët. Të nderuar deputetë , nëse do t’ju jepej mundësia, jo vetëm në fushatë, po në të përditshmen të shihni familjet e minatorëve, të fëmijëve të tyre dhe jetëm që ata përballojnë, do të kuptonit më mirë gjendjen reale ku kjo kategori njerëzore ndërton jetën, thur ëndrat dhe mundohet të mbijetojë. Kjo do t’ju ndërgjegjësonte të mos ta shihnit me syze këtë realitet, po ta ndjenit në thellësinë e shpirtit e do të luftonit më shumë për ta. Në industrinë minerare në Shqipëri, punojnë rreth 7600 punonjës ku para viteve ’90 e deri më tani, kanë humbur jetën 467 minatorë, pasi janë aksidentuar në vendin e punës. Ndërsa numri i të dëmtuarve në krye të detyrës kalon shifrën 500. Aksidentet me pasojë vdekjen kanë ndodhur më shumë në minierat e qymyrit për shkak të rrezikshmërisë që përbëjnë këto miniera si shembjet masive, helmimi nga gazi metan, gazi karbonik si dhe prezenca e gazrave të tjera. Gjithashtu, këto aksidente kanë ndodhur dhe në minierat e kromit, të bakrit, boksiteve. Profesioni i minatorit konsiderohet si një nga profesionet më të vështira në botë. Asnjë profesion tjetër nuk mund të krahasohet me të, për shkak të vështirësive ekstreme që ka nëntoka. Shifrën prej afro 500 vetash që kanë rënë në krye të detyrës në nëntokë, nuk e kanë as forcat ajrore dhe as ato nënujore, prandaj është legjitime dhe dinjitoze kërkesa që bëhet sot për statusin e minatorit dhe që parlamenti duhet të ndërgjegjësohet që të miratojë kërkesën për statusin e tyre. Dua të besoj se nëse do ta votojmë sot, në unanimitete, pozita dhe opozita, Statusin e Minatorit, do të nderoheshim si Parlament dhe si deputetë të maxhorancës dhe të opozitës, për t’ua dhënë punonjësve të nëntokës të drejtën që atyre u takon. Dy janë kërkesat kryesore në status: “Të rrisë pagën mimale për punonjësit e nëntokës dhe të ulë vitet e daljes në pension, për minatorët që kanë mbetur pa punë, për shkak të reformave”. Gjithashtu, kërkojmë që për të gjithë fëmijët e minatorëve që kanë humbur jetën, shteti të sigurojë edukimin dhe arsimimin e tyre, duke i futur në kategorinë e statusit të veçantë për femijët e minatorëve që kanë humbur jetën në situatë aksidenti. A e mendoni të nderuar kolegë, që kjo kategori e punonjësve që janë bashkëqytetarët tanë, kur dalin çdo ditë nga shtëpia e nisen drejt galerisë, jetojnë me frikën se nëse ndodh një aksident, jeta e tyre , por jo vetëm e tyre, nuk është e sigurtë dhe e garantuar dhe frika e vdekjes ju qëndron si shpatë demeokleu në kokë atyre dhe fëmijëve e familjeve të tyre? Do të doja shumë që sot të mos përsëritej maskarada e javës së shkuar, ku maxhoranca votoi kundra, në mënyrë unanime, për projekt propozimin që u bëri opozita në lidhjet me tekstet falas, për të përfituar e gjithë shoqëria dhe si detyrim kushtetues që qeveria duhet ta zbatoj, por edhe këtë herë. Ashtu si të gjithë herët, pas çdo retorike boshe dhe aksioni pa kuptim, nuk e keni problem të heshtni dhe të në emër të arrogancës që për fat të keq ju karakteriozon gjatë gjithë kësaj periudhe të luante edhe këtu kartën se nuk kemi fonde, ndërkohë që për koncensionet fondet janë lumë, fondet e taksapaguesve shqiptarë dhe në unanimite te votonit kundra.
Kjo thënë ndryshe, te populli dhe në dëgjesa shoë publike apo debatet shterp nëpërmjet skapit bëjmë sikur ju qajmë hallin, po votën e japim kundër interesit të tij, paçka se ky i fundit është taksapaguesi kryesor dhe shteti e politika ka për detyrë që t’i bëjë ligje për të e të votojë për të , dhe jo vetëm të flasë në emër të tij, sa herë i duhet ta përdorë këtë kartë, por të veprojë në të mirë të tij. Dhe sot është rasti që ta tregojë këtë vullmet të mire për të mirën e këtij popullit hallamadh që po lodhet pa fund me ne.
Përse ka rëndësi ky projektligj të votohet ?
Sepse në vetvete ky është një trajtim dinjitoz që ju bëhet për rreth 21,000 minatorë në gjithë vendin, që kanë kontribuar e vazhdojnë të kontribuojnë. më shumë se kushdo tjetër në ekonominë kombëtare të 70 viteve të fundit, sepse industria e nxjerrjes së mineraleve, e cila ishte dhe do të mbetet ende zemra e industrisë shqiptare dhe kontribuese kryesore në të ardhurat kombëtare në vite.
Ky projektligj është një zbutje e pabarazisë sociale ndërmjet shqiptarësh që kanë kontribuar në ekonominë e vendit. Projekti bën fjalë për punonjës të nëntokës që çdo ditë të jetës së tyre, janë ndarë me familjarët e tyre si për ditën e fundit të jetës. Këta punonjës janë kontribues themelor në ekonominë tonë, dhe për ta nuk zbatohen skema të barabarta. Ky Projektiligj synon ta shuaje këtë pabarazi. Nuk kërkohet t’u hiqen përfitimet të tjerëve, por t’u jepen edhe punonjësve të nëntokës , të paktën sa të tjerët , duke luftuar pabarazinë për këtë kategori. Ky ligj, nuk është gjë tjetër , veçse mirënjohje për kontributin e këtij profesioni të vështirë. Shoqëria shqiptare duhet t’u jetë mirënjohëse minatorëve që për vite e dekada mbajtën “gjallë” ekonominë tonë.
Puna në minierë është një nga 10 profesionet më të vështira në botë. Historikisht industria minierave ka qenë sektori më i vështirë jo vetëm përsa i përket kushteve të rënda higjenike, por përfshi këtu edhe ato të aksidenteve vdekjeprurëse. Puna në minierë është e vështirë jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të botës. Është punë që ka aksidente, me kushte të vështira ku vërtetë minatorët sakrifikojnë për investitorët privatë. Është mometi që të reflektojmë të gjithë së bashku dhe të kuptojmë se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po vazhdon të thellohet, ku të pasurit janë pasuruar edhe më shumë, kurse të varfrit po varfërohet përherë e më shumë. Vendi po kalon kolaps të identitetit midis dëshirës për të jetuar, por dëshpërimit dhe dëshirën për ta lënë këtë vend. Që të mos fundosim çdo shpresë, çdo ëndërr për të ecur përpara kërkomë, në emër të grupit parlamnetarë të LSI, në respekt të punës së këtyre punonjësve ,që ky porjekligj të votohet nga maxhoranca, për t’u dhënë shansin e munguar.
Kolegë të maxhorancës,
Është koha të reflekoni, është koha të reagoni dhe të mos e lini edhe këtë radhë këtë kategori pa status, pasi do të ndodhi si historia e trenit të fundit për në Europë, ku në zullumet e mëdhaja të klasës politike, në vend të triumfojë e mira ,do t’i lihet vendi triumfit të së keqes. Duke falenderuar, z. Spahiu dhe të gjithë famijlet e minatorëve dhe përkrahësit e tyre dhe duke shpresuar që kolegët deputetë të pozitës, që përbejnë dhe maxhorancën e numrave, po jo gjithnjë të logjikës, do t’u kërkoja që ta lënë mënjan egon e tyre sot dhe t’i drejtohen logjikës, për të votuar projektligjin për statusin e minatorit duke ju kujtuar se: “Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u thoni, njerëzit do të harrojnë atë që u keni bërë, por njerëzit ( dhe këtu i drejtohem shtresës së minatorëve dhe familjeve të tyre ,që sot i kanë sytë nga ky Parlament) nuk do të harrojnë, kurrë se si i keni bërë të ndjehen. Dhe jam mëse e bindur që pas këtaj minatorët dhe familjarët e tyre nuk do t’ju a falin që ju nuk i votuat statusin e tyre, atë për të cilën ata kanë nevojë dhe e meritojnë. Ne në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së po edhe të mbështetur nga Partia Demokratike e thamë fjalën tonë, e bëmë veprën tonë dhe do ta votojnë, tani ju ngelet juve, kolegë të maxhorancës që ose ta votoni, ose në të kundër minatorët dhe familjet e tyre, nuk do t’ua harrojnë që nuk i qëndruat fjalës dhe premtimit të dhënë përpara tyre. Keni mundësi të mos bëni faj! Minatorët e meritojnë t’ju votohet statusi i shumëpritur për ta. Mos e digjni këtë shans për këtë kategoi shoqërore dhe këtë kapital human, që meriton të trajtohet me respekt, mirënjohje dhe të vlerësohet te t’i sigurojmë një jetë më shumë dinjitoze, falë ketij statusi, që ata dhe familjet e tyre e meritojnë.
Ju falenderojë dhe njëherë ju bëj thirrje e ju ftoj ta votojmë të gjithë statusin e shumëpritur të minatorit!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al