Nora Malaj: Shqipëria është vendi i shqiptarëve, ku shqiptarët si qytetarë europian duhet të trajtohen si të tillë nga shteti i tyre!

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku shprehet se sot jemi në një situatë pa këmbë e kokë. Gjithashtu ajo shkruan se tabloja që shfaqet sot para nesh na ofron vetëm gjëra të tilla si fëmijëri e pasigurt, qytetarë që ju mohohen të drejtat themelore të tij, situatë e pashpresë që rrisin stresin dhe vetëvrasjet, sëmundjet mendore dhe ato kanceroze dhe vendi duket sikur po kalon gjendjen apokaliptike të një të sëmuri, i cili nuk ka shpresë.

Më poshtë statusi i plotë:

Çfarë po ndodh?
Në morinë e situatave dhe pështjellimeve që sot po ndodhin, jemi në një situatë pa këmbë e kokë. Dje në mediat sociale qarkullonte një video, ku kryenin veprime të turpshme një i rritur pedofil me një fëmijë 12-vjeç, në mjediset e oborrit të një shkolle, nga prapa. Ndonëse në kronikat e lajmeve u tha që i rrituri ishte i sëmurë psiqik, dëmi te fëmija u krye. Momenti i parë kur përballesh me të është aq i rëndë, saqë ti nuk e beson se po ndodh në vendin tënd.
Po dje, statistikat treguan që në Shqipëri është rritur numri i njerëzve me gjendje psiqike të rënduar. Rastet më të rënda shfaqen në qytetin e Shkodrës.
Po dje, rasti i dytë i vetëvrasjes pas daljes nga komisariati, si situatë keqtrajtuese në këto mjedise.
Sot shifrat alarmante të sëmundjeve vdekjeprurëse kanceroze kanë rritur shifrën me rreth 5 mijë të rasteve të reja, me një grupmoshë 16- 40 vjeç dhe shkaqet janë ushqimi, kontaminimi i mjedisit dhe standardet e jetesës. Qytetet më të prekura janë Elbasani, Fieri , Korça dhe Gjirokastra. Kjo është tabloja që shfaqet sot para nesh. Fëmijëri e pasigurt, qytetarë që ju mohohen të drejtat themelore të tij, situatë e pashpresë që rrisin stresin dhe vetëvrasjet, sëmundjet mendore dhe ato kanceroze dhe vendi duket sikur po kalon gjendjen apokaliptike të një të sëmuri, i cili nuk ka shpresë…
Ku po shkojmë vallë? Shqipëria është vendi i shqiptarëve, ku shqiptarët si qytetarë europian duhet të trajtohen si të tillë nga shteti i tyre! Ku po shkojmë? #Shqipërianëdrejtimtëpaditur

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al