Nora Malaj: Situatë shumë e vështirë në buxhetin e arsimit

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Nora Malaj me anë të një statusi në Facebook ka reaguar ndaj buxhetit momental të arsimit. Sipas znj. Malaj ky buxhet është një buxhet fiktiv dhe jo real.

Më poshtë keni statusin e plotë të znj. Malaj:

Situate shume e veshtire ne buxhetin e arsimit. Sot shoqeria civile ne degjesen ne komision, denoncojne qe numri i femijeve me aftesi ndryshe është rreth 15.000, qe nuk ndjekin arsimin. Ky eshte nje alarm shume i madh per kete situate emergjente qe duhet te shqetesohemi te gjithe. Universiteti ne gjendje kolapsi dhe nje vizion totalisht i paqarte. 
Se pari, nje buxhet i pakonsultuar, qe ligjerisht humbet legjitimitetin. 
Se dyti, shkolla me baze qender komunitare e pa buxhetuar.
Se treti, sherbimi psikosocial – jo autonom, i pabuxhetuar dhe ne pa mundesi per te kryer sherbimin me standard. Se katerti, trajnimi i vazhdueshem i mesuesve, nje numer tejet i kufizuar. 5000 mesues, kur detyrimi ligjor eshte kualifikimi i detyruar per kurrikulen e re.
Se pesti 100 mije femije qe ulen ne bankat e shkolles qe shkojne pa buke ne shkolle.
Qarte dhe sakte nje buxhet jo real, ndertuar pa vizion dhe duket si buxhet me dy bilance, nje buxhet fiktiv dhe nje real. Pertej politikes, ka ardhur koha per nje Aleance Kombetare per te ndryshuar te gjithe qasjen per arsimin. Sa me shpejt, se me pas do te jete shume vone!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al