Nora Malaj: Sot dhe çdo ditë jam në krahë të protestuesve , si e drejtë Kushtetuese për një të ardhme të sigurt, pa frikëra dhe pa u stepur , kur lufton për kauzën e drejtë të qytetarëve të tu dhe vendit tënd.

Deputetja e LSI-së,Nora Malaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se sot biznesi i vogël një zēri protesoi për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin

Më poshtë statusi i plotë:

Bizneset në protestë!

Sot nga ora 11.00-12.00 të gjitha bizneset në rrugën e Durrësit ulën qepenat! I ulën për t’u bërë bashkë për të protestuar kundra TVSh! Sot biznesi i vogël një zēri protesoj për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin! Sot protesta erdhi si zë i fuqishëm në emër të nevojave bazike që kanë qytetarët !Sot biznesi ka të gjithë të drejtat e botës të protesojë! Sot dhe çdo ditë jam në krahë të protestuesve , si e drejtë Kushtetuese për një të ardhme të sigurt, pa frikëra dhe pa u stepur , kur lufton për kauzën e drejtë të qytetarëve të tu dhe vendit tëndë! Sot isha në mbështetje të biznesit te rruga e Durrësit , atje ku i rrita, ku kam kontribuar dhe ku banojë, atje ku në të përditshmen time marr të gjitha shërbimet bazike dhe për të cilët të gjithë ne kemi nevojë!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al