Nga Nora Malaj

Të besosh te flaka e shpresës !
Në një dhomë të qetë kishte katër qirinj të ndezur. Të katër qirinjtë po digjeshin me shumë ngadalë.
Vendi ishte aq i heshtur , sa biseda e tyre mund të dëgjohej.

E nisi bisedën qiriu i parë. Ai tha:
“Unë jam PAQE, por njerëzit nuk më duan. Në vendin tim ata preferojnë luftën: Në këto kushte me të vërtetë mendoj se nuk kam asgjë tjetër se çfarë të bej në mes të njerëzve , përveç se të fikem”
Kështu bëri dhe, pak nga pak, qiri u shua vetë plotësisht.

I dyti tha:
“Unë jam BESIMI, por njerëzit nuk duan të dinë për mua, ata preferojnë përrallat; për fat të keq, nuk kam asnjë dobi, nuk ka kuptim që unë të vazhdoj më kështu”.
Sapo mbaroi së foluri, një fllad i lehtë shpërtheu mbi të dhe e fiku.

E trishtuar dhe shumë e mërzitur , qiriu i tretë nga ana e tij tha:
“Unë jam DASHURIA. Unë nuk kam forcë të vazhdoj të qëndroj e ndezur . Njerëzit nuk më vlerësojnë mua dhe nuk e kuptojnë rëndësinë time.Në vendin tim ata preferojnë urrejtjen. ”
Dhe pa pritur më gjatë, qiri u shua ..
Në këtë moment, në dhomë hyri një fëmijë dhe pa tre qirinj të shuar, vetëm njëri ishte ende i ndezur.
I frikësuar nga errësira ai tha :
«Cfarë po bëni ? Ju duhet të rrini të ndezur? Unë kam frikë nga errësira! ”
Dhe teka po ju fliste qirinjve , që tashmë ishin fikur ,shpërtheu në lot.
Qiriu i katërt, i prekur nga ngashërimi i djalit i thotë:
«Mos ki frikë, mos qaj: për sa kohë që unë jam i ndezur, ti gjithmonë mund të ndezësh edhe tre qirinjtë e tjerë:
Unë jam SHPRESA ».

Me sy të ndritshëm që shkëlqenin nga lotët, djali mori qirinjën e shpresës dhe filloi të ndizte të gjithë të tjerët. .. dhe errësira u zhduk

Secili nga ne, miqtë e mi, në këto ditë që po kalojmë, nuk duhet kurrë te shuaj shpresën brenda në zemrën tonë , ndaj secili nga ne mund të jemi të dobishëm, si fëmija, të aftë në çdo kohë të rikthehet me Shpresën e tonë

Besimi, Paqja , Dashuria dhe Shpresa janë fuqia e motivi i jetës .

Edhe në këto ditë që luftojmë me Covid 19 , këto qirinjtë e shpresës duhet të rrinë përherë të ndezur, e të mos lejojmë të na fiken ,po t’i ndezim me besimin dhe dashurinë dhuruar njëri- tjetri , se këtë betejë do ta fitojmë!
🙏❤️🤝

Fotografia e Nora Malaj