Nora Malaj: Të gjithë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për një zhvillim të qëndrueshëm Rajonal!

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ishte e pranishme në një konferencë ndërkombëtare dy ditore të realizuar nga Universiteti i Kozencës. Ajo shprehet se kjo ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe që ndihmonte në krijimin e një klime të qëndrueshme, në drejtim të zhvillimit të Turizmit , Edukimit, Ekonomisë dhe Agrikulturës.

Më poshtë statusi i plotë:

Të gjithë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për një zhvillim të qëndrueshëm Rajonal!
Konferenca Ndërkombëtare që u realizua këto dy ditë në Universitetin e Kozencës ishte një nga eksperiencat më të bukura, ndërmjet kërkuesve shqiptar, italian, portugez, spanjoll, maltez, pēr të krijuar një klimë të qëndrueshme, në drejtim të zhvillimit të Turizmit , Edukimit, Ekonomisë dhe Agrikulturës. Në fund të konferencës u vendos realizimi i zhvillimit të konferencës ndërkombëtare për krijimin e rrjetit shkencor për zhvillimin e turizmit në rajon. Faleminderit të gjithë kolegëve nga të gjitha Universitetet shqiptare për referencat dhe nivelin e përfaqësimit! Faleminderit Universitetit të Vlorës për inciativën që konferencën e radhës ndêrkombêtare do ta realizoj në Vlorë! Faleminderit Universitetit të Kozencës, Prof. Tullios, Frankos, Albertos e Vitos për mikpritjen, përkujdesin dhe gatishmërinë e treguar dhe energjinë pozitive! Të gjithë mund të bêjmë më të mirën pêr vendin dhe për rajonin. Një falenderim të veçantë Javerit, për eksperiencën shumë të veçantë që ndau me ne nga Spanja! 🇦🇱🇪🇺#TëPunojmëPërTaBërëBotënMëMiqësore

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al