Nora Malaj: Vota e shqiptarëve në OKB, në drejtimin e gabuar

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj me anë të një statusi në Facebook ka ironizuar votën e Shqipërisë në mbledhjen e OKB-së mbi Jerusalemin. Sipas znj. Malaj kjo votë është dërguar në drejtimin e gabuar dhe ka cilësuar ministrin Bushatin si një person që nuk dallon dot mitin nga fakti.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Përsëri habisim ne!!! Herë si naivë dhe herë si të nxehur, herë lexojnë Kushtetutën mbrapsht dhe pastaj mbështeten te “Rregullorja” për të ndëshkuar fajtorët . Po tani , këta që mbrojnë parimet , pse e çuan votën e Shqiptarëve në drejtimin e gabuar në OKB e pastaj dalni , shfajësoheni me pseudo argumenta ???!!! Kjo në gjuhën e popullit tonë do të thuhej : “M’ ka çu tata me la gojën” . Sqarimi i Ministrit të Jashtëm më la shijen e një pacienti të vonuar , dhe me probleme , që në gjuhën italiane do të quhej ” ero ritardato ” , që nuk dallon dot mitin nga fakti … Pra , lepuri fle diku tjetër dhe struci , që u përdorë si truk sot , nuk është asesi argument..Kjo është kur je i detyruar , pasi ke ngrënë lugën e çorbës së prishur , sërisht atë ta vjellësh …

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al