Disa përdorues të Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk mund të ngarkojnë fotografi, video dhe “files”.

Një zëdhënës i Facebook, i cili zotëron të tre aplikacionet, i tha BBC News: “Jemi duke punuar për t’i kthyer gjërat normalisht sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Së bashku, rrjetet sociale kanë miliarda përdorues në mbarë botën.

Në mars, Facebook dhe Instagram pësuan periudhën më të gjatë të ndërprerjes ndonjëherë. Problemet gjithashtu goditën të dy aplikacionet si dhe WhatsApp në prill.

Aplikacioni Facebook Messenger, i cili shpesh instalohet ndaras, gjithashtu ndikohet.