Janë orë shumë të nxehta për transferimin e Matthijs De Ligt në Torino. Tratativa ndërmjet Juves dhe Ajax për mbrojtësin holandez nuk është më një sekret pas fjalëve të thëna nga agjenti i tij Mino Raiola. Menaxheri i famshëm në intervistën e dhënë për “De Telegraaf” zbulon se negociatat për largimin e De Ligt kanë nisur një vit më parë, nëse një ditë do të vinte një ofertë 50 mln euro atëherë holandezët do ta linin të lirë:

“Kanë arritur akordin me De Ligt tani është radha e Ajax. Një rast arbitrazhi as që merret në konsideratë nga ana jonë. Lojtari shpreson që Juventusi dhe Ajax të tregojnë dëshirën për të gjetur një akord”, shprehet Raiola duke e bërë të qartë se lojtari dëshiron vetëm Juventusin dhe se ka gjetur akordin me kampionët në fuqi të Serie A(12 milion euro ne vit dhe një kontratë 5-vjeçare).

Oferta e parë zyrtare që drejtuesit e Juves kanë dhënë për klubin holandez është 55 milion euro kesh plus 10 të tjera në formë bonusesh, për momentin Ajax e ka refuzuar këtë ofertë, por pas fjalëve të Raiolas kjo tratative mund të vihet sërish në lëvizje.