Vijojnë sulmet dhe kritikat ndaj princit Harry të Anglisë dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle. Çifti mbretëror anglez kanë ngjallur diskutime të shumta, pas daljeve të tyre në publik.

Disa qytetarë britanikë kanë nisur një peticion për t’iu hequr titujt mbretëror.

Peticioni ka mbledhur deri më tani 2500 firma, një numër i cili pritet të shtohet në ditët në vijim.

Të paktën deri më 24 tetor, datë në të cilin Këshilli Komunal i Brighton, do të shqyrtojë kërkesën. Mirëpo heqja e titullit të dukës dhe dukeshës së Sussex, është mjaft i vështirë… ose thuajse i pamundur, duke qenë se vetëm mbretëresha Elizabeth, ka tagrin për ti hequr.

Por kjo gjë nuk e frikëson aspak Charles Ross, nismëtari petiocionit i cili i kërkon Brighton heqjen e titujve, duke thënë se Harry dhe Meghan nuk janë të denjë për ti mbajtur dhe se u duhet drejtuar vetëm me emrat e tyre.